1.Mos e lini për nesër nëse mund të bëhet sot
Në të njëjtën mënyrë, mos e bëni sot nëse mund të presë deri nesër. Kjo nuk është kontradiktore. Nëse mund ta bëni diçka para se të përfundojë dita e punës, bëjeni, ndërkohë që mund të jetë e rëndësishme, në vend që ta lini të bëhet urgjente nesër. Kjo do t’ju nxisë të përcaktoni përparësitë dhe të punoni në mënyrë më eficiente gjatë ditës, pasi e dini se duhet ta mbyllni punën në orën 17:00 ose 18:00.
“Vendet e punës të organizuara janë vende pune produktive” – thotë Henry Stewart, chief happiness officer në Happy Ltd. “E marr dikë jashtë orarit të punës vetëm një herë në vit dhe kjo ndodh atëherë kur është vërtet e nevojshme. Ju nuk duhet të prisni që njerëzit të punojnë pas orarit të punës”. Nëse një punë nuk është aq e thjeshtë sa ta përfundoni brenda gjysmës së fundit të orës në punë, bëni një listë të gjërave që duhet të bëni në mëngjes.
2.Përcaktoni kufijtë tuaj
Duhet ta pranoni se është e pamundur të bëni gjithçka – do të ketë gjithmonë diçka tjetër që duhet të bëni, por puna duhet të ketë një moment përfundimi. Bëni më të mirën çdo ditë dhe mos u ndieni në faj kur largoheni prej saj. Në varësi të kulturës së vendit të punës dhe punës që bëni, mund të jetë e vështirë të shkëputeni mendërisht pasi e mbyllni punën. Është e nevojshme të përcaktoni kufijtë tuaj, në kuptimin e asaj që ju nevojitet, në mënyrë që të bëni një pushim mendor dhe t’i thoni vetes se meritoni të çlodheni.
3.Shijoni jetën jashtë punës
Të ndash jetën e punës nga koha e lirë është e rëndësishme për një shëndet më të mirë psikologjik, mendor dhe fizik. Për gjermanët ekziston ideja e Feierabend – që e cilëson mbrëmjen të shenjtë. Përvojat krijuese në kohën e lirë dhe pasionet luajnë një rol të rëndësishëm në largimin e stresit, duke përmirësuar shëndetin dhe në përgjithësi i bëjnë njerëzit (dhe punonjësit) më të lumtur. Çfarëdo që të jetë – të bëni vrap, të gatuani një pjatë të shijshme, të merreni me lulet në kopsht, të dilni me miqtë – çdo gjë që ju shkëput nga puna dhe falë së cilës arrini paqe – duhet ta vini në rend të ditës suaj pas punës.
4.Çlodhja duhet të jetë pjesë e rutinës
Gjeni kohë për t’u çlodhur – gjëra të thjeshta si për shembull bëni një dush, qëndroni në ajër të pastër – të gjitha këto i thonë mendjes që është momenti për t’u çlodhur. “Të gjithë kemi nevojë për t’u çlodhur, për të qenë më produktivë dhe në përvojën time, idetë më të mira nuk lindin brenda në zyrë” – thotë Stewart. Lexoni një libër, bëni një shëtitje me qenin, gjithçka që keni nevojë për të çlodhur mendjen dhe trupin. Dhe, nëse kaloni kohë me njerëzit e familjes, jini të pranishëm dhe përpiquni të mos flisni për punën”.
5.Shkëputuni prej teknologjisë
Një email tani dhe një njoftim pastaj në rrjetet sociale mund t’ju zhysë në një jetë të pashëndetshme. Mësoni të shkëputeni prej teknologjisë, përqafoni qetësinë, mos ktheni përgjigje në atë moment. Nëse është diçka urgjente do t’ju marrin në telefon. Nëse nuk është, mund të presë deri nesër./lexo/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli