’Jepini një femre këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën’’ !
Kjo shprehje e famshme e ikonës së bukurisë Marilyn Monroe është një ligj i pashkruar në botën e modës.
Por jemi ende të paqartë nëse bjondja sharmante e kishte seriozisht këtë gjë kur bëhet fjalë për këpucët me taka. Këpucët me taka janë ndër aksesorët që çdo femër duhet të ketë patjetër në dollapin e saj të veshjes.
Jo vetëm që ju japin më shumë feminilitet, ju bëjnë të ndiheni elegante, joshëse, por theksojnë gjithashtu format trupore. Këpucët nuk janë aq lehta për t’u mbajtur, por Living ka zgjidhjen e duhur për ju.
1.Mënyra më e mirë për t’u ndjerë komode mbi këpucët me taka është të vendosni të gjithë këmbën njëherësh, njëlloj sikur të ishit duke ecur me të sheshta. Peshoni mbi tokë fillimisht pjesën e takës dhe më pas pjesën tjetër të këpucës.
Në këtë mënyrë ecja juaj do të duket më e natyrshme.
2.Ecni me hapa të vegjël: Veshja e këpucëve me taka e bën automatikisht hapin të duket më i vogël pasi kërkon më tepër përqëndrin që të arrini distancën e duhur. Nuk nënkuptojmë të ecni me hapa mikroskopikë, por më të vegjël se zakonisht.
3.Mos vraponi : Nuk është aspak ide e mirë të vraponi mbi taka.
Jo vetën që do të dukeni çuditshëm, por mund të përfundojë më keq nga ç’mendoni.
Ecni me hapa të ngadaltë që të duket sikur keni besim në vete dhe dini të ruani ekuilibrin.
4.Mbështetuni lehtësisht mbrapa: Ndonjëherë na duhet të ecim shpejt,ndoshta më shpejt nga sa mund të na e lejojë vetë këpuca.
Për këtë arsye vendosni në tokë thjesht një pjesë të këpucës dhe mbështetuni lehtësisht nga mbrapa në mënyrë që të kontrastohet busti i dalë përpara.
5.Zgjidhni këpucë që ju bëjnë : Në qoftë se këpucët me taka ju rrinë sadopak të mëdha apo të vogla, është praktikisht e pamundur që të ecni natyrshëm mbi to.
Në qoftë se këpucët ju rrinë pak më të mëdha nga numri juaj, përdorni një nga shtuesit e këpucëve që gjenden brenda tyre. Kurse kur ju rrinë më të ngushta mund të provoni trukun e frigoriferit./Living
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...