Tani që po qëndrojmë për shumë gjatë në shtëpi, është momenti perfekt për t’i kthyer sytë nga lëkura. Pavarësisht se prej ditësh keni shmangur pluhurat, make up-in dhe çdo gjë tjetër, ka ende shumë për t’u kujdesur.
1. Një nga problemet më të madha me të mëdha të këtyre ditëve është fytyra e thatë!
Me shumë gjasa po përballeni me duar të thata e të ashpra prej larjes së shpeshtë, por duhet të dini që kjo thatësi ndikon gjithashtu tek fytyra.
Sigurohuni që të hidratoni duar dhe fytyrën në të njëjtën kohë pas çdo larjeje.
2. Kujtoni që keni nevojë për krem kundër diellit edhe nëse dilni për asnjë sekondë nga shtëpia.
Vetëm se nuk po i del diellit përballë, s’do të thotë të heqësh dorë nga SPF-ja, pasi efektet e rrezeve mund të të gjejnë edhe kur je shtrirë në dhomën tënde.
Kremi kundër diellit, duhet çdo mëngjes! Përfshi këtu edhe mëngjeset e karantinës.
3. Përdorimi i pajisjeve elektronike më shumë se në çdo kohë tjetër, mund të ta dëmtojë lëkurën.
Drita tipike që kanë ekranet e celularëve apo PC-ve, shkaktojnë pika të zeza në fytyrë dhe shpejtojnë plakjen e saj.
Pozicioni shtrirë me telefonin në duar shkakton gjithashtu rrudha të shpejta në qafë. Mendojeni këtë sa herë që mbani telefonin në duar dhe veproni.
4. Bëni çdo përpjekje për të mos e prekur fytyrën.
Këtë e keni dëgjuar me qindra herë deri tani, por problemi qëndron tek zbatimi. Prekja e fytyrës me duar të palara është mënyra e parë e përhapjes së koronavirusit, por jo e vetmja pse duhet t’i hiqni gishtat prej saj.
Prekja me duar e fytyrës vetëm sa e acaron dhe e bën më keq gjendjen e saj, cilado qoftë. Nëse nuk mësohesh dot, vendos një palë syze edhe gjatë kohës që je në shtëpi.
5. Mendojeni këtë kohë në shtëpi si një “pushim” për lëkurën.
Vendosja dhe heqja e make up-it e lodh lëkurën tonë në përditshmëri dhe shkakton qindra probleme të tjera. Përdoreni këtë kohë për ta lënë të marrë frymë dhe kujdesuni për të pa e dëmtuar!
Vetëm duke mos vendosur make up do të shihni një ndryshim të madh të lëkurës në vazhdim.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut