Në Iran hyrja e grave në stadium është e ndaluar me ligj, e ndëshkimi për një femër që ndjek një ndeshje futbolli nga shkallët e stadiumit është i rëndë.
Por pasioni për sportin më të ndjekur në botë, i ka shtyrë 5 femra në Iran që të bëjnë gjithçka për të hyrë e për të parë në stadium një ndeshje futbolli.
Të maskuara si meshkuj ato kanë kaluar lehtësisht grupet e kontrollit, e jo vetëm kanë ndjekur ndeshjen nga fillimi në fund, por edhe kanë bërë video e foto pa fund. Duke shënuar kështu një moment historik për të drejtat e femrave në Iran.
Gratë janë ndaluar me ligj që të marrin pjesë në stadiumet iraniane prej revolucionit Islamik të 1979-s, me argumentin se ato duhet të mbrohen nga atmosfera vulgare.
Vitin e kaluar dy gra u arrestuan sepse kishin tentuar të bënin të njëjtën gjë, ndërsa një grua tjetër u dënua me 1 vit burg pasi kishte hyrë të shihte një ndeshje volejbolli./tch/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën