Çfarë tiparesh duhet të ketë një person për t’u konsideruar tërheqës? Vajzat duhet të jenë bionde me sy blu, ndërsa meshkujt me flokë të zeza dhe me mjekër? Ndoshta.
Mirëpo, ka edhe disa kritere që nuk janë aq të dukshme. Shkencëtarët nga vende të ndryshme kanë konstatuar vazhdimisht se çfarë pëlqejnë meshkujt tek vajzat dhe e kundërta. Në këtë artikull do t’ju tregojmë disa të vërteta dhe mbase do t’ju vijmë në ndihmë duke ju treguar çfarë pëlqejnë vajzat tek djemtë dhe anasjelltas:
Mimikat e fytyrës
Në vitin 2011, shkencëtarët u përpoqën të zbulonin se cilat mimika të fytyrës i tërhiqnin meshkujt dhe vajzat tek gjinia e kundërt. Më shumë se 1000 njerëz morën pjesë në hulumtim. Atyre iu shfaqën fotografi të njerëzve me emocione krejtësisht të ndryshme. Kjo i ndihmoi ata të kuptonin se meshkujt tërhiqeshin më shumë nga gratë e lumtura të cilat buzëqeshnin gjatë gjithë kohës. Ndërsa, vajzat pëlqejnë meshkujt që kanë një qëndrim më serioz.
Aroma
Aroma e trupit dhe parfumi mund të tërheqin ose largojnë një person nga ju. Pavarësisht se shumë njerëz nuk e durojnë erën e hudhrës, sipas një studimi të kryer së fundmi, gratë tërhiqen nga meshkujt që kanë konsumuar hudhra. Ndërsa e kundërta ndodh për meshkujt: Ata tërhiqen nga aroma e ushqimeve të tjera si petullat ose kokoshkat. E çuditshme apo jo?
Flokët
Meshkujt janë të tërhequr kryesisht nga gratë me flokë të gjatë. Sipas shkencëtarëve, kjo është për shkak të evolucionit, sepse nëse një grua ka flokë të gjata, rritet shpejt, prandaj ndoshta është e shëndetshme për të rritur një fëmijë. Gratë, megjithatë, nuk janë aq të fiksuara tek flokët e meshkujve. Shijet e tyre janë individuale: disa i preferojnë meshkujt me flokë të gjatë, ndërsa ka edhe nga ato që shoqërohen vetëm me djemë me flokë të shkurtër. Këto janë preferenca që mund të ndryshojnë gjatë jetës.
Kafshët
Për vajzat është e rëndësishme që të dijnë mendimin që kanë partnerët për qentë. Shkëncëtarët e shpjegojnë këtë gjë me faktin se nëse një mashkull kujdeset për një qen në sytë e një vajzë duket si një njeri serioz dhe i gatshëm për një marrëdhënie afatgjatë. Për meshkujt, nuk ka rëndësi nëse një grua ka një kafshë në shtëpi ose jo.
Numri i këmbës
Meshkujt janë të prirur të zgjedhin vajzat me numër të vogël këmbe. Pra, ata tërhiqen nga një madhësi e vogël këpucësh. Gratë nuk mendojnë njësoj. Sipas tyre, burrat me gjatësi mesatare dhe me numër këmbe të madhe janë më serioz dhe me ata mund të kenë një marrëdhënie me afatgjatë.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër