Urime! Të trashëgoheni! Këto janë disa prej fjalive që lexojmë rëndom në rrjetet sociale.
Nëse më parë lajmi i ndonjë fejese ose martese të mundshme qarkullonte në familje, në mëhallë apo në rrethe miqsh, sot gjërat kanë ndryshuar. Deklaratat e dashurisë, emojit plot zemra dhe puthje apo fotot e pafundme janë disa prej shenjave që na njoftojnë fillimin e një marrëdhënieje të re. Ndoshta ju e bëni sepse doni të ndani gëzimin me të tjerët, por janë disa gjëra që nuk duhet të postoni kurrë në rrjete sociale. Living ju njeh me 5 prej tyre.
1.Mos tregoni numrin e karatëve: Mjafton t’i hedhim një sy unazës suaj për ta kuptuar që është diçka shumë e shtrenjtë, por miqtë tuaj nuk janë aspak të interesuar të dinë numrin e karatëve.
2.Datën dhe detajet e ceremonisë: Vërtete keni ndërmend të postoni në Instagram menunë e fejesës? Ato pjatat e mbushura plot e përplot mund t’ju shtojnë oreksin ndjekësve,pse jo edhe zilinë. Detaje të tilla mund t’i mbani fare mirë për vete.
3.Njoftimi i para fejesës: E kuptojmë gëzimin tuaj, por nuk është nevoja të prisni orën 12 të mbrëmjes për t’u bërë të ditur miqve këtë gjë. Ceremonia duhet të jetë diçka private, prandaj rimerrni në konsideratë ftesat ose mesazhet jopublike në whats app apo viber.
4.Hashtagët e famshëm: #zemraime # lepurushiimidashur, mjaft me këtë gjëra,disa momente intime duhet të ngelen mes dy partnerëve.
5.Hapja e një profili të përbashkët: Me të vërtetë mendoni se mund të funksionojë? Miqtë dhe familjarët do të jenë konfuzë pasi ekziston rreziku që sekretet mes jush të lexohen nga partneri i ri tashmë.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola