Marrëdhënia me vjehrrën mund të jetë shumë e ndërlikuar, në një moment gjithçka është perfekte dhe më pas, një fjalë apo një veprim mund ta komplikojë të gjithë situatën. Ndaj duhet të uleni dhe të bisedoni me të që të mund t’i shmangni këto keqkuptime. Ja disa elemente të rëndësishme që duhet t’ja shprehni vjehrrës suaj që të keni një marrëdhënie më të mirë:
Fjalët e tua mund të më lëndojnë
Komentet e tua pasive-agresive më lëndojnë më shumë nga sa ti e mendon, dhe besoj se mund të kesh vënë re që përpiqem t’i shmang bisedat sa herë që situata fillon të komplikohet.
Ushqyerja e bebit është zgjedhja ime
Nëse vendos ta ushqej bebin me gji apo me formulë kjo është zgjedhja ime, e rëndësishme është që ai ushqehet siç duhet dhe pasi kam lexuar informacionet e duhura, por edhe pasi kam marrë këshillat e nevojshme nga specialistët përkatës, dëshiroj realisht që t’i ta respektosh zgjedhjen time pasi e di se çfarë jam duke bërë.
Krahasimet nuk ndihmojnë kurrë
Duhet të kuptosh, se nuk po ndihmon kur e krahason fëmijën tim me fëmijët e tjerë, madje edhe me ata të moshës së tij, ndaj të lutem mos e bëj. Të gjithë fëmijët janë unik, dhe nuk ka nevojë për krahasime.
E vlerësoj këshillën tënde por të lutem mos ma impono!
Këshillat e tua më ndihmojnë shumë dhe i vlerësoj maksimalisht për shkak të eksperiencës që ke. Por ndonjëherë, unë mund të zgjedh t’i bëj gjërat pak më ndryshe, ndaj të lutem mos u ofendo nga kjo gjë.
Nëse ndjen diçka ma thuaj
Nëse ke ndonjë mendim ndryshe, ndonjë sugjerim apo nëse të kam bërë te ndihesh keq në lidhje me diçka që kam bërë apo kam thënë, të lutem më thuaj. Të gjithë kemi mangësitë tona dhe unë nuk bëj përjashtim. Ndërkohë të lutem, mos mendo se jam mosmirënjohëse për shkak të një fjale apo një veprimi që kam bërë, por më thuaj që të ulemi e ta zgjidhim atë problem.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...