Vera është sezoni ideal për t’u arratisur nga e lodhshmja dhe e përditshmja, një udhëtim është gjithmonë i mirëpritur pavarësisht distancave të largëta që keni ndërmend të përshkoni.
Një udhëtim me avion mbetet gjithmonë zgjedhja e duhur, edhe pse çuditërisht në avion trupi juaj tranformohet..
Lexoni më poshtë 5 faktet e çuditshme që ju ndodhin gjatë një udhëtimi.
2. Keni akne në fytyrë: Me siguri që nuk ju pëlqen aspak ideja të gjeni fytyrën të mbushura me akne pas 10 orësh fluturim, por fatkeqësisht ndodh edhe kështu. Si pasojë e ndryshimeve të reja të orareve të cilat duhet thënë që janë shumë të bezdisshme, trupi reagon ndaj stresit duke sekretuar kortizon nga gjendra mbiveshkore. Sa herë që gjëndra mbiveshkore prodhon kortizon, ajo lëshon një sasi të vogël të hormoneve mashkullore. Duke qenë se gratë kanë nivele të ulëta të hormoneve mashkullore, sasia e lëshuar nga gjëndra mbiveshkore është e lidhur drejtpërdrejt me krijimin e akneve në fytyrë.
3. Keni dhimbje dhëmbi: Në qoftë se ju është dashur të merrni shumë herë avionin, nuk mund të mos keni provuar dhimbjen torturuese të dhëmbit. Kjo ndodh si pasojë e presionit të lartë të ajrit, i cili depërton në dhëmbë dhe në kavitetet orale.
4. Keni shije të çuditshme ushqimore që ndryshojnë nga ato të përditshmet: Nëse do të ishit në shtëpi në këto momente, do t’ju pëlqente një çokollatë e zezë, por nëse jeni në avion do të jepnit gjithçka për një copë picë ose turshi. Sipas studiuesve, zona të caktuara të trurit janë përgjegjëse për këtë ndryshim të shijeve ushqimore.
5. Ju djersijnë këmbët: Përveç mpirjes, një tjetër fakt i çuditshëm që u ndodh këmbëve tuaja është djersitja e tepërt dhe skuqja e tyre./albeu.com
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...