Google ADS

5 gjëra që nuk duhet t’i postoni kurrë online, në fillim të karrierës dhe jo vetëm

18:50 | 13 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Ndonëse mund të duket si diçka e parëndësishme, qoftë edhe një ankesë e vogël online mund të prishë reputacionin tuaj profesional…dhe mos dyshoni që kolegët nuk do ta përflasin një gjë të tillë.

Të ndani shumë informacione

Duhet të dini të vendosni një vijë midis jetës online dhe asaj personale. Problemet personale, problemet në lidhjet sentimantale etj. duhet t’i mbani për vete dhe jo të afishuara në profil.

Të postoni të gjitha fotot e daljeve në klube

S’ka asgjë të keqe me postimin e disa fotove nga festat, por kur Instagrami apo TikTok fillon të duket si një sekuencë nga “The Hangover”, atëherë mund të keni probleme. Punëdhënësit mund të mos ju shohin si punonjës potencial.

Të përfshiheni në tema delikate

Ndërkohë që s’ka asnjë problem me thënien e opinionit tuaj, mundohuni të qëndroni larg temave delikate si feja, raca, politika etj. Opinioni mund të jetë fyes prandaj nuk është mirë të shihet në internet. Në të kundërt, sigurohuni që të dini se për çfarë po shkruani.

Referenca të aktiviteteve të paligjshme

Në rrjetet sociale nuk duhet të postoni asgjë që nuk do t’ia tregonit një oficeri policie. Qofshin këto edhe shaka./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme