Kate Middelton është padyshim një nga gratë më me stil dhe gjithnjë është në sytë e publikut.
Dhe duke marrë parasysh detyrat e shumta që ajo duhet të respektojë dhe ‘rregullat mbretërore të modës’ që ajo duhet të ndjekë si Dukesha e Cambridge, nuk është për t’u habitur se pavarësisht një garderobe të gjërë, Kate nuk e shohim të veshur më rroba sportive, transmeton portal arbresh.info
Sipas rregullave në familjen mbretërore, përpos veshjeve, edhe disa ngjyra janë të ndaluara, prandaj Kate Middelton nuk është parë asnjëherë e veshur me ato ngjyra.
Ngjyra portokalli
Arsyeja se pse ngjyra portokalli nuk lejohet nga familja mbretërore nuk është 100 përqind e sigurtë, megjithatë ekziston teoria se ajo ngjyrë është e bukur për fotografi.
Xhinset blu
Ajo mund të veshë xhinse të zeza ose gri dhe shpesh është shfaqur në publik me pantollona të till,ë ndërsa xhinset blu nuk janë të preferuar për familjen mbretërore.
Sandale
Edhe pse nuk ka ndonjë ‘rregull mbretëror’ për veshjen e sandaleve, Kate është parë shumë rrallë duke veshur sandale me take. Ndryshe nga Kate, Meghan Markle i adhuron sandalet.
Pëlhura me vizëllimë
Kur bëhet fjalë për darka zyrtare, Dukesha gjithnjë zgjedh pëlhura matt dhe zakonisht shmang ato vezulluese.
Pantollonat e shkurtë
Në kampionatin me vela të Kupës së Mbretit në 2019, Kate befasoi spektatorët duke dalë në një palë pantallona të shkurtra (të cilat ishin plotësisht të përshtatshme për këtë ngjarje). Kjo ishte hera e parë që Kate u pa në publik me veshje të tillë, shkruan revista Maria Claire. /Foto: Getty Images /arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...