Google ADS

5 gjëra që duhet t’i shmangin gratë gjatë shtatzënisë

23:57 | 9 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Gratë që presin fëmijën e parë duhet të bëjnë kujdes të madh me trupin e tyre.

Edhe nëse jeni shtatzënë në fëmijën e dytë, osë të tretë, duhet të tregoni kujdes, shkruan arbresh.info

Në katër muajt e parë të shtatzënisë, gratë duhet të shmangin shumë gjëra. Ja cilat janë 5 prej tyre:

Pastrimi i shtëpisë

Kontakti me kimikatët gjatë pastrimit të shtëpisë është gjë e keqe, sepse mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës. Prandaj shmangni pastrimin e shtëpisë me kemikate dhe përdorni uthull molle ose sodë buke kur bëni pastrim të lehtë.

Shtrirja e rrobave

Ky është një aktivitet që mund të shkaktojë probleme me shpinën. Në shtatëzani një grua duhet të shmangë përkuljen dhe krrusjen.

Pastrimi i dyshemesë

Nëse nuk është dikush tjetër që mund të bëjë këtë punë, atëherë mundohuni duke e bërë sa më me pak përkulje.

Pastrimi i papastërtisë së kafshëve

Sërish problem shfaqin substancat toksike që janë të pranishme në pastrues. Përveç kësaj, rrezik për shëndetin e foshnjës është edhe urina e kafshëve. Nëse s’ka kush ta bëjë këtë detyre, atëherë vendosni dorëza para pastrimit të mjedisit.

Ngarkesat

Sigurisht mjeku ju ka paralajmëruar për rrezikun që ju kanoset nga bartja e gjërave të rënda. Bartja e gjërave me ngarkesë të madhe mund të jetë fatale për shpinën tuaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme