1.Filloni me një hidratant dhe mos e neglizhoni kurrë
Duke qenë se do ta mbajmë për shumë orë në fytyrë, lëkura mund të irritohet. Për ta shmangur këtë, vendosni pak hidratant para se të nisni me procesin e make up-it.
2.Kujdes me fondatinën që zgjidhni
Na lini t’ju kujtojmë se kremi i diellit është gjithashtu një Must, por nëse do të vini krem pudër sipër tij, sigurohuni që të jetë i hapur. Kontrasti i madh me qafën nuk do t’ju ndihmonte nëse ju fshihet kur hiqni maskën. Nëse keni mundësi, vendosni sa më pak, nëse s’bëni dot pa krem pudër sigurohuni të jetë mbuluese dhe të zgjasë gjatë gjithë ditës!
3.Mos harroni pudrën fiksuese
Duke përdorur pudrën fiksuese, make up-i e ka më të lehtë të qëndrojë më gjatë gjatë gjithë ditës. Aq më tepër që tani në verë, bëhet dyfish dhe më e vështirë.
4.Mos harroni vetullat
Kujtoni që tipari që bie më shumë në sy këto kohë janë sytë dhe vetullat. Kujdesuni për to dhe sigurohuni të marrin vëmendjen që meritojnë!
5.Në vend të buzëkuqit përdorni një lipbalm
Për disa kohë hiqni dorë nga buzëkuqi, pasi është me më shumë rëndësi të mbani buzët të hidratuara. E thamë që maska mund t’ju irritojë prandaj një gjalp buzësh do t’ju bënte punë./lapsi.al/
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë