Edhe pse edhe pak ditë kanë mbetur që të përshëndetemi përfundimisht me sezonin e verës, e plazhin, kjo nuk do të thotë që kujdesi për lëkurën të mbarojë këtu. Depilimi të paktën është një nga ato procese që për vajzat vazhdon në të katërt stinët e vitit.
Dhe brisku është një prej alternativave të shumta. Të gjithë e dimë se nuk është zgjidhja më e mirë kur na duhet që të depilojmë këmbët, krahët, sqetullat, por të gjithë i dorëzohemi rehatisë dhe shpejtësisë që sjell kjo metodë e heqjes së qimeve. Ata janë të lirë, të lehtë për t’u përdorur, marrin shumë pak kohë dhe brenda pak minutash lëkura është e lëmuar, por është për të ardhur keq që rezultati zgjat shumë pak. Por, cilat janë gabimet që duhet të shmangni në këtë metodë depilimi. Ja pesë prej tyre…
1. Nuk përdorni krem mbrojtës, balsam apo shkumën e partnerit. Një gabim shumë serioz, sepse rrezikojmë të irritojmë lëkurën. Dhe askush prej nesh nuk dëshiron të largohet nga shtëpia me lëkurë të kuqe, apo jo?
2. Nuk e ndërroni shpesh tehun. Sigurisht, tehet zgjasin shumë, ne i lajmë, i thajmë, i vendosim në mënyrë të sigurt, por brisqet mund të përdoren jo më shumë se 10 herë. Ndaj, duhet t’i ndryshoni shpesh.
3. Nuk bëni dush më parë. Bëni një banjë të nxehtë të këndshme, në mënyrë që të hapni poret dhe të jeni në gjendje t’i arrini të gjitha qimet. Në këtë mënyrë do të largoni më shumë qime dhe nuk do të keni siklet për qime të futura në lëkurë.
4. Aplikoni produkte të parfumuara ose alkool pas depilimit. Lëkura është me të vërtetë e ndjeshme ndaj këtyre produkteve dhe ju rrezikoni ta ndezni atë shumë!
5. Nuk aplikoni një hidratues më pas. Për lëkurën tuaj koha e heqjes së qimeve është vërtetë shumë stresuese. Do të ishte mizore të mos vendosni një krem që hidraton lëkurën në thellësi!
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...