Për të bërë një pjatë të shijshme me makarona, nuk duhet të jeni domosdoshmërisht italianë, edhe pse ju këshillojmë të rrini larg tyre nëse s’doni që t’ju bombardojnë me këshilla të tipit ‘’mjaft e teprove me kripën”, ‘’nuk bëhet salca kështu’’ apo ‘’nuk duhen zier aq shumë’’.
Edhe pse është pjata më popullore dhe e thjeshtë në botë, shpeshherë bëni ca gabime ”trashanike” që as i merrni me mend se janë ”përgjegjës” për shijen e tyre jo të mirë.
Ja cilët janë 5 gabimet që bëni kur gatuani makarona:
1.Hidhni vaj gjatë zierjes: Në qoftë se mendoni se vaji i ullirit që hidhni gjatë zierjes do të pengojë ngjitjen e makaronave, dijeni që po çoni kohën dhe vajin tuaj dëm. Vaji nuk bashkohet me ujin, thjesht del në sipërfaqe.
2.Hidhni kripë në momentin e fundit: Ok, ky truk mund të funksionojë gjatë zierjes së fasuleve, por kurrsesi për makaronat. Këshillohet që ta shtoni sapo uji vlon pasi vetëm në këtë mënyrë do të tretet njëtrajtësisht. Sipas ekpsertëve të kuzhinës, për 100 gr makarona duhet të përdorni 7-8 gr kripë.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...