Për të përmisuar pamjen dhe cilësinë e lëkurës, shumica e grave përdorin maska për fytyrë.
Ato janë të lehta për t’u përdour dhe japin efekt të menjëhershëm. Nuk është e nevojshme të jeni profesionale për këtë procedurë, por disa rregulla duhet të merren parasysh, transmeton portal arbresh.info
Gabimet më të shpeshta që bëjmë kur përdorim maska janë:
#Gabimi 1: Nuk e konsideroni llojin e lëkurës
Përpara se të blini një maskë duhet të përcaktoni tipin e lëkurës. Për shembull, një maskë ushqyese është e dëmshme për lëkurë të yndyrshme, por është shumë e mirë për lëkurën e thatë.
#Gabimi2: Përdorni një maskë çdo ditë
Mos harroni: Exfoliation, maska pastrimi dhe ngritjeje mund të bëhet 1-2 herë në javë. Nëse e shkelni këtë rregull, mund të shkatërroni shtresën hidrolipide të lëkurës. Si rezultat, mund të shkaktoni irritim dhe akne në lëkurë. Sidoqoftë, përdorni maska hidratuese pa kufizime.
LEXO EDHE: Si kujdeset për fytyrën Charlize Theron
#Gabimi 3: Nuk e pastroni fytyrën para vendosjes së maskës
Para vendosjes së maskës fytyra do një trajtim pastrimi, sepse vetëm atëherë përbërësit aktivë të maskës depërtojnë thellë në lëkurë dhe kryejnë funksionin e duhur.
#Gabimi 4: Mbani maskën më shumë se duhet
Lexoni gjithmonë udhëzimet para përdorimit. Bazuar në përbërjen e produktit, prodhuesi llogarit kohën e aplikimit. Nëse maska është plotësisht e thatë në fytyrë, do të merr efektin e kundërt, do të çojë në dehidrim të lëkurës.
#Gabimi 5: Aplikoni një maskë për lëkurën rreth syve
Kjo zonë e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe kërkon kujdes të veçantë. Maska për fytyrën është shumë agresive për të. Nëse keni nevojë për të lagur lëkurën rreth syve, është më mirë të përdorni maska të veçanta për atë zonë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...