Google ADS

5 ëndërrat erotike që femrat nuk ia thonë askujt, as shoqeve të ngushta

00:10 | 28 Maj 2018
Trina Galanxhi

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë. Mund të përfshijnë njerëz që i njihni ose jo, vende të njohura ose që nuk i kemi parë kurrë në jetë.

Ndonjëherë janë thjesht kujtime të vagullta të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tuaja më të errëta, frikën dhe fantazitë intime.

Më poshtë do t’ju njohim me 5 ëndrrat erotike më të shpeshta që shohin femrat dhe shpjegimet e tyre përkatëse:

1.Sikur bëjnë seks me shokun e ngushtë: Edhe pse në jetën e përditshme nuk do ta çonit kurrë ndërmend diçka të tillë me shokun tuaj të ngushtë, në ëndrra çdo gjë është e mundur. Në të vertetë një ëndërr e tilë shkon përtej nevojës fizike. Sipas eksperteve të ëndrrave Anna Karin Bjorkland, kjo ëndërr lind nga një lloj overdozë emotive që më pas shndërrohet në dëshirë seksuale.

  1. Shkojnë në shtrat me ish-in : Një gjë e tillë do të ishte shumë normale, sidomos nëse keni kaluar një marrëdhënie të gjatë me ish-partnerin/partneren tuaj, por jo në ëndërr. Mos u shqetësoni nuk është se ndjeni më diçka për të, thjesht nostalgji dhe shmangie nga e tashmja.
    3. Bëjnë seks me bjë person të së njëjtës gjini: Sipas Karl Jung, brenda secilit prej nesh flenë si tipare mashkullore, ashtu edhe femërore. Nëse ju ndodh që në ëndrra të shihni sikur bëni dashuri me një person të gjinisë suaj, nuk është se papritur keni shije biseksuale, thjesht doni të dilni kundër rrymës.
    4. Shohin në ëndërr sikur e bëjnë me shefin: Eh nuk do të ishte keq nëse do të ishit në krah një shef simpatik, si për shembull Omeri i ‘’Dashuri me qira’’. Kjo ëndërr është një thirrje e subkoshiencës që dëshiron të zhvillohet në planin profesional, një lloj dëshire simbolike për t’u afruar me shefin.

5.Shikojnë në ëndërr sikur bëjnë dashuri me një koleg: Qetësohuni, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kjo nuk do të thotë se keni diçka me koelgun, kolegen e zyrës. Në të vërtetë një ëndërr e tillë nënkupton që dëshironi të mateni me të në prizmin profesional dhe shtrati është pika juaj e ballafaqimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme