Ndonjëherë gabojmë në dhënien e gjithçkaje personit tjetër, pa pritur asgjë në këmbim. Ju duhet të jeni të kujdesshëm kur bëni këtë, sepse nganjëherë shkalla është e paekuilibruar dhe nuk marrim as vëmendje, as respekt, që janë shtyllat mbajtëse të një marrëdhënieje.
Mbajtja e një marrëdhënieje të shëndetshme dashurie nënkupton dhënien dhe marrjen në masë të barabartë, pa kërkuar. Ofrohet dashuria e pakushtëzuar, dhe pritet respekt, mirëkutpim dhe vëmendje. Kjo ndodh reciprokisht. Nëse në një moment fillojnë pabarazitë, do të ketë vuajtje dhe zhgënjim. Hapjuni personit tjetër, por sigurohuni që të merrni të njëjtën gjë mbrapsht.
Një tjetër gabim i zakonshëm është ndërtimi i një marrëdhënie të bazuar në varësi. Nëse jeni mësuar të jeni i varur nga një person, nuk do të ndiheni kurrë të kënaqur, dhe kështu fillon për shembull xhelozia dhe mosbesimi. Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie dashurie në të cilën nuk ka nënshtrim, në të cilën askush nuk detyron askënd të bëjë gjëra që nuk dëshiron. Ideali është të takoni një person që ju beson, që ju do, por që nuk ju merr frymën, ose që nuk ju imponon kufij. Të kesh hapësirë personale në çift është thelbësore, veçanërisht në mënyrë që të mos pakësosh vetëbesimin. Mbajeni mend dhe mos u nënshtroni.
Ne të gjithë e dimë se diskutimet janë të zakonshme në një marrëdhënie dashurore. Cili çift nuk ka ndonjë divergjencë herë pas here? Është normale dhe bën mirë. Diskutimi ndihmon për të njohur më mirë njëri-tjetrin, për të vendosur rregulla dhe për të vendosur kufij, si dhe për të kuptuar personalitetin e tjetrit.
Sidoqoftë, duhet të jetë e qartë se diskutimi duhet të ketë një fund konstruktiv, pa asnjë ndëshkim ose poshtërim. Diskutohet për të arritur një marrëveshje dhe për të mësuar. Kjo do të thotë të dish si të dëgjosh njëri-tjetrin pa e ndëshkuar, duke ditur si të vendosesh në vendin e tjetrit dhe t’i përgjigjesh nevojave të tij. Do të thotë të dish se si të flasësh, të hedhësh ide dhe sugjerime, do të thotë të kesh një mendje të hapur për të kuptuar se diskutimi nuk do të thotë të zemërohesh dhe të ofendosh. Diskutimi është për të kuptuar dhe mësuar.
4. Mësoni si të përshtateni
Ju duhet të kuptoni se nuk mund ta ndryshoni personin tjetër. Nuk është mirë që as të përpiqeni ta bëni këtë, sepse do ta detyronit të humbiste identitetin. Le të marrim një shembull të thjeshtë: ju pëlqeni natyrën dhe jeni mësuar të shëtisni me miqtë dhe familjen gjatë fundjavave. Në të kundërt, partneri juaj rri më shumë në shtëpi, sheh televizion ose luan me videolojëra. Ju e doni atë, por nganjëherë keni interesa të ndryshme. A duhet të ndaloni të dilni në shëtitjet në natyrë? A duhet që partneri juaj të braktisë zakonet e tij? Absolutisht, ju duhet të përshtateni me njëri-tjetrin dhe të jeni në gjendje të pajtoni pasionet tuaja. Një javë do të jetë partneri juaj që do t’ju shoqërojë në natyrë dhe javën tjetër do të rrini në shtëpi, për të parë një film, ulur të qetë në divan me partnerin.
Për të arritur këto marrëveshje, është e nevojshme që në marrëdhënien tuaj të dashurisë, të ketë respekt dhe entuziazëm për një projekt të përbashkët.
Dashuria ushqehet dita ditës nëpërmjet gjërave të vogla. Gjestet janë shumë të rëndësishme për ta mbajtur këtë entuziazëm të përditshëm, me të cilin e mbani marrëdhënien e fortë. Kjo kërkon pak përpjekje dhe dhënie vëmendjeje dhe dashurie, sa herë që të mundeni. Vërtetojini personit tjetër, se është më i rëndësishmi në jetën tuaj. Lërini dhe ata t’jua tregojnë
Një puthje kur më pak pritet, një puthje mirëmëngjesi, përgjumja së bashku, përpjekja për të bërë gjëra të përbashkëta, shfaqja e admirimit për personin tjetër, janë të gjitha gjëra që ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënies, dhe nga ana tjetër përforcimin e stabilitetit të çiftit. Mos kini dyshime, marrëdhënia ideale ndërtohet ditë pas dite, përmes këtyre gjërave të thjeshta që meritojnë të vihen në praktikë që sot. Ju meritoni të jeni të lumtur, mos e harroni kurrë. / Bota.al
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë