Sipas horoskopit, disa kombinime shkaktojnë pasion dhe shkëndija të mëdha, sepse këto shenja tërhiqen sikur me magnet me njëra tjetën.
Disa njerëz mund të shkaktojnë mërzitje dhe disa mund të bëjën më një person intrigues, megjithatë, disa kombinime në dashuri nuk përsëriten, transmeton portali arbresh.info
Shigjetari dhe Binjakët
Ato nuk mërziten kurrë bashkë. Qëndrimi i zjarrtë i Shigjetarit nuk do ta lë të mërzitur asnjëherë një Binjak. Binjakët e adhurojnë Shigjetarin simpatik, të pazakontë dhe të hapur, ndërsa Shigjetari do të argëtohet pa fund me frymën fëmijënore të Binjakëve.
Këta dy udhëhiqen nga një nivel i thellë mendor dhe që të dy shenjat janë të etur për njohuri të reja.
Virgjëresha dhe Peshqit
Ky është një kombinim astrologjik që provohet më së miri. Diciplina e Virgjëreshës do të argëtojë gjithmonë një pesh kaotik. Kjo i bën ata të përkryer, sepse një Peshku i duhet rend dhe ligj ne jetën e tij.
Nga ana tjetër, Peshqit me emocionet dhe seksualitetin e thellë, shpërndan përmbajtje të Virgjëresha. Ajo që e mban këtë çift së bashku është fakti se ata mund të ndryshojnë jetën e tyre.
Bricjapi dhe Akrepi
Nëse e pyesni vetën se kush i jep rëndësi karrierës, punës dhe familjes, atëherë do të gjeni është Bricjapi. Këto dy shenja karakterizohen me një pasion, pasi Akrepi është shenjë e butë, ndërsa kokëfortë është Bricjapi.
Në këtë mes, Akrepi ka mjaft durim me Bricjapin arrogant, por pasioni mes dy shenja kalon secilën pengesë që paraqitet.
Ujori dhe Luani
Karizma është ajo që i karakterizon këto dy shenja. Një Luan, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes, do të ngatërrohet gjithmonë nga jo-konvencionaliteti i një Ujori.
Ujori është një shenjë që nuk toleron normal shoqërore, padrejtësitë dhe rregullat, nga ana tjetër tërhiqet nga një Luan që dëshiron të mban egon në kornizë.
Akrepi dhe Demi
Pasion dhe vetëm pasion, është ajo që i mban bashkë këto dy shenja. Kur takoni një Akrep, i cili njihet për tërheqje magnetike, do të shikoni se edhe Demi karakterizohet nga një hedonizëm i paparë. Demi di të gëzojë jetën, ndërsa jeta e një Akrepi është misterioze.
Megjithatë, në dhomën e gjumit, një pasion i paparë i bën bashkë këto dy shenja./arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...