Adhuruesit e verës le të mblidhen këtu.
Kërkimet e fundit kanë treguar se pirja e verës (sigurisht në mënyrë të moderuar) i bën mirë shëndetit. Pse? Lexoni arsyet e mëposhtme:
Një gotë verë në ditë, mban plakjen larg!
Okay, nuk po ju sugjerojmë që të pini një shishe verë çdo natë, si një sekret kundër plakjes, por sipas një studimi shkencor një gotë verë (ose edhe dy) mund të vonojnë efektet e plakjes.
Gratë e zgjuara ’pinë më shumë’
Gratë me një diplomë kanë më shumë të ngjarë të pinë më shumë, ka gjetur një studim i fundit nga Shkolla e Ekonomisë në Londër. Studiuesit gjurmuan jetën e mijëra grave dhe burrave 39-vjeçarë, të gjithë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë të njëjtës javë në vitin 1970.
Një gotë para gjumit mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë
Vera në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë, sipas disa kërkimeve shkencore. Pirja e dy gotave verë (po, dy!) mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave të ushqimit gjatë natës. Vera gjithashtu përmban resveratrol, një përbërës magjik që ndalon qelizat yndyrore të fitojnë më shumë yndyrë. Gëzuar, shkenca.
Mund të zvogëlojë humbjen e kujtesës
A keni menduar ndonjëherë se ku i vendosni çelësat ose portofolin? Epo, studiuesit zbuluan se resveratroli, që gjendet tek rrushi i kuq, mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës me kalimin e moshës.
Ndihmon në uljen e rrudhave
Resveratrol gjendet në lëkurën e rrushit të kuq dhe në verën e kuqe. Ai është një antioksidues i fuqishëm që ndihmon për të luftuar shenjat e plakjes dhe për të zvogëluar rrudhat. Mbron trupin nga plakja – urra!
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...