Sipas një sondazhi, njerëzit që flenë më pak, kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me peshën e tepërt, kanë tendencë të jenë më pak aktivë dhe në përgjithësi janë më pak të shëndetshëm.
Mirëpo, sërish nga ky sondazh është arritur në përfundimin se fjetja pa pizhama ju ndihmon të shmangni problemet e mësipërme, sipas “Bright Side”. Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse flini pa pizhama do të keni këto përfitime:
Ne flemë më mirë kur temperatura e trupit tonë është pak më e ulët. Edhe një rritje e lehtë e temperaturës së trupit mund të ketë efekt, duke na trazuar gjumin.
Një sondazh tregoi se kohëzgjatja mesatare e kohës kur njerëzit vishnin pizhama para se t’i lanin ato ishte 13 netë për burrat dhe 17 netë për gratë. Sidoqoftë, specialistët e higjienës thonë se nuk mjafton për të na mbrojtur nga bakteret e dëmshme që mbledhin pizhamat. Për më tepër, tekstilet mund të përmbajnë kimikate që depërtojnë në lëkurën tonë dhe e irritojnë atë, kështu që është shumë më e shëndetshme të flesh lakuriq.
Kontakti lëkurë me lëkurë është provuar se rrit çlirimin e “hormonit të dashurisë”, oksitocinës tek nënat dhe foshnjat e tyre, gjë që çon në një lidhje më të fortë mes tyre. Por për më tepër, ne ndihemi më të lidhur me dikë, nëse ai na prek. Kështu që gjumi pa rroba, do të siguronte më shumë kohë për prekje, duke ju ndihmuar të ndiheni më pranë partnerit tuaj.
Mbajtja e trupit më të ftohtë gjatë natës gjithashtu mund të na ndihmojë të qëndrojmë më elegantë. Një studim tregoi se temperaturat e ftohta rrisin aftësitë tona për djegien e kalorive pasi njerëzit që flinin në dhoma më të ftohta digjnin 75 kalori më shumë, sesa ata që flinin në temperatura më të ngrohta. Pizhamat pa dyshim që ju mbajnë më ngrohtë, por është më mirë t’i hiqni dhe të parandaloni shtimin e kilogramëve të tepërt.
Interesante! Një studim tregoi se të qëndruarit lakuriq në shtrat i bën mirë trupave tanë, duke na ndihmuar të rrisim vetëvlerësimin për veten dhe trupin./panorama/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...