Kur bëhet fjalë për aksesorët, janë të shumtë dhe variojnë nga sportivë në klasik. Nëse flasim për orët kemi një shumëllojshmëri modelesh dhe ngjyrash që mund të përdorim. Por, së fundmi, me zhvillimin teknologjik, orët e dorës po bëhen gjithnjë e më pak të përdorshme. Në fund të fundit, kujt i duhet një orë dore nëse ka celularin smartphone?
Megjithatë, orët klasike nuk dalin asnjëherë nga moda. Ato janë të përshtatshme për çdo lloj kombinimi dhe tregojnë klas, elegancë dhe stil.
Orët klasike janë aksesori i parë në listë. Ky model mund të kombinohet me çdo lloj veshje që ju zgjidhni.
Orët klasike kanë jetëgjatësi të madhe dhe cilësi të mirë. Zinxhiri prej metali i këtij modeli ju tregon më chic, sepse janë gjërat e vogla ato që bëjnë diferencën.
Një orë klasike është dhurata perfekte. Ajo është më shumë si një kujtues ditor i dashurisë, një arritjeje ose edhe vlerësimit për dikë.
Një orë klasikë është si arti. Orët moderne funskionojnë nëpërmjet dritës së diellit, por orët klasike që punojnë në mënyrë mekanike ende nuk e kanë humbur shkëlqimin e tyre.
Orët klasike ju japin pamjen e një personi të përpiktë. Një orë e mirë dore nuk ka pse të kushtojë një pasuri të tërë kur mund të zgjidhni dhe një model të thjeshtë, por elegant.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...