Fëmijët e lindur në tetor janë të veçantë! Bazuar në studime shkencore ka 5 arsye pse!
1.Do të jenë sportistë të mirë.
Nëse bebushi yt vjen para Halloween-it, visheni si atlet, që ta përgatisni për të ardhmen. Bazuar në studimet e fundit, bebet e lindura në tetor, do të jenë me shumë mundësi sportistët e së nesërmes. Kjo për shkak se janë më të fortë fizikisht se fëmijët e lindur në muajt e tjerë, me përjashtim të shtatorit dhe nëntorit. Fëmijët e lindur në vjeshtë kanë kocka dhe muskuj më të fortë.
2. Kanë potencial për t’u bërë lidera!
Një pjesë e mirë e liderave të Amerikës kanë lindur në këtë muaj, kështu që përgatiteni veten nëse shihni që bebi ka prirje politike. Është e shkruar në yje!
3. Ata kanë më shumë shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të!
Sipas një studimi të bërë në 2011 në universitetin e Chicago-s, njerëzit e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë një shekull, krahasuar me ata të lindurit në prill.
4. Kanë më pak probleme kardiake.
Bebet e tetorit kanë zemra të forta, diçka që shpjegon edhe më mirë faktin më lart!
5. Nuk kanë probleme me shëndetin mendor.
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit e lindur në tetor janë ata që kryejnë më pak vetëvrasje. Kujdesen dhe janë të shëndetshëm mendërisht, njësoj si fizikisht./Living
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës