Seksi ndihmon të mbahet lidhja e shëndoshë dhe të realizohen shpresat dhe ëndrrat, këtë e ka dëshmuar nje ankete e realizuar se fundmi ne SHBA. Ja arsyet pse bashkë me seksin jeta është më e lehtë……
Seksi ndihmon të mbahet lidhja e shëndoshë dhe të realizohen shpresat dhe ëndrrat, këtë e ka dëshmuar nje ankete e realizuar se fundmi ne SHBA. Ja arsyet pse bashkë me seksin jeta është më e lehtë
Të gjithë kërkojmë me këmbëngulje mënyrën më të lehtë për të jetuar. Në anketë 5o për qind e femrave kanë deklaruar se seksi për to ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ndersa pjesa tjeter e te intervistuarave thekson se seksi ka rëndësi ppasi bën të mundur bartjen e intimitetit në një nivel më të lartë.
Nëse është fjala vetëm për një akt fizik, të jeni të sigurta se nuk do të keni kënaqësi aq të madhe. Ka plot femra që i mbushin bateritë e veta emocionale me anë të seksit. Madje, katër prej dhjetëve mendojnë se ai e forcon lidhjen emocionale, e këtë gjë e kanë vërtetuar edhe ato që i kanë provuar që të dyja mënyrat. Më shumë se tri të katërtat e të anketuarave e kanë provuar seksin pa dashuri
Femrat kanë dëshirë të flasin, 94 për qind e të anketuarave kanë thënë se shpesh me miket bisedojnë për seksin. Gati gjysma e tyre këtë gjë e bëjnë çdo të dytën herë kur takohen; përvojat e mira kanë dëshirë t’ia thonë njëra-tjetrës, e kur janë të pasigurta ose të pakënaqura, kërkojnë këshilla nga personat të cilëve iu besojnë. Është interesante se femrat që nuk kanë lidhje përshkruajnë takimet e tyre saherë që takohen me miket e tyre.
Pa të shumcia nuk do të kishin biseda aq të larmishme dhe interesante. Përpos kësaj, gjithmonë është mirë që për pakënaqësitë dhe akuzat, sikundër edhe për kënaqësitë, t’ia hedhësh fajin edhe partnerit që e do. Vetëm një nga pesë gra nuk ndërmerr asgjë rreth pakënaqësisë. Nëse iu takoni grave të tilla, duhet ta dini se heshtja për partnerin mund të jetë tepër frustruese.
Vetëm dashuria e fuqishme i bën femrat të kenë vetëbesim , të jenë më optimiste. Ato theksojne seksi i jep siguri kur ato e ndiejnë veten të dashura, por shumë prej tyre ndihen edhe të pa sigurta kur mendojnë se ketë lidhje duhet t’ja tregojnë personave të tretë. Nga ana tjetër, alkooli dhe stimulimet e tjera shume prej të anketuarve i ndihmon të jenë gjithnje në formë.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës