5 arsye pse jeni beqare (dhe do vazhdoni të jeni)

09:24 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Nuk keni pse të jeni kështu gjithë jetën.

Ndërkohë që ka njerëz që kalojnë nga një lidhje tek tjetra, ka dhe nga ata që nuk kanë qënë në një të tillë prej shekujsh. Nëse nuk po e kuptoni ende pse keni ngelur pa një të dashur, do ishte mirë t’iu hidhnit një sy arsyeve më poshtë dhe më pas të hidheni në aksion.

Jeni perfeksioniste
Ndonjëherë, njerëzit janë tepër perfeksionistë kur kërkojnë një partner. Refuzojë këdo që ka qoftë edhe një të metë të vogël apo sipas tyre nuk I përmbush standartet.
Beqarët duhet të kuptojnë se askush nuk është perfekt (as vetë ata)dhe ndodh rrallë të gjesh dikë që të përmbushë listën e partnerit ideal. Ajo që duhet të bëni është të jeni të hapur, të dilni nga kornizat tuaja dhe të njiheni me njerëz ndryshe nga ju.

Nuk keni vetëbesim
Shpesh beqarët ndihen shumë keq me veten, mendojnë se nuk janë të bukur apo të denjë për të pasur një lidhje. Nëse hiqni dorë nga mendimet negative rreth jush dhe filloni të vlerësoni më shumë veten shanset janë se do gjeni me patjetër dikë dhe t’i besoni.

Keni frikë të përfshiheni në lidhje
Ok, në rregull, e dimë që ju pëlqejnë takimet dhe gjithë njerëzit që mund të njihni, por kur vjen puna për të krijuar një lidhje me ta shpesh stepeni. Kjo sepse mendoni, po sikur të njoh dikë më të mirë dhe ndërkohë jam në një lidhje? Kjo mund të jetë e vërtetë, ose jo. Ndoshta për disa nuk është vetëm një person në jetë që mund të jetë dashuria juaj e vetme, ndoshta ka shumë, por ia vlen ta provoni me dikë.

Mendoni se po të ndryshoni rrënjësisht do jetë me e lehtë të gjeni dikë
Kjo është ndoshta një nga arsyet kryesore pse mund të jeni ende singëll. Në fakt nuk ka asnjë mënyrë që dikush t’iu marrë seriozisht nëse shtireni gjithë kohës, pasi do vijë një moment që do tregoni vetveten.

Jeni të mërzitshme
Nuk keni hobi, interesa, e kaloni kohën kot, nuk i bëni gjërat me pasion. Thjesht jeni të mërzitshme. Ndoshta ka ardhur koha të bëni një ndryshim të vogël me veten. Mund të jetë një fazë e vështirë, mund t’iu duket se nuk gjeni kohën për të bërë gjërat që doni, por në fakt e keni. Filloni të praktikoni hobet tuaja, dilni jashtë pas pune, bëni aktivitete ku përfshijnë njerëz të tjerë. Pikërisht kështu mund të njihni dikë që mund të kthehet në të dashurin tuaj. Aspak keq, eh?

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme