Google ADS

5 arsye pse duhet vizituar Kosovën

19:58 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Me historinë e saj të pasur, komplekse dhe mjedis të bukur, Kosova është një destinacion me të vërtetë unik dhe që ka shumë gjëra për të ofruar për ofruar çdo udhëtar.

Përkundër kësaj, vendi mbetet mjaft i paeksploruar, shkruan Brad Travel Guides, transmeton portali arbresh.info

Ja 5 arsyet pse duhet ta vizitoni Kosovën.

Vizita në qytetin sharmant, Prizren

I etiketuar si qyteti më i bukur në Kosovë, Prizrenin duhet ta vizitojë do visitor. Në Prizren gjenden një numër i madh i ndërtesave të ruajtuar që nga koha e Perandorisë Osmane, ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve janë të shtruara në kalldrëm. Prizreni nuk e ka ruajtur vetëm arkitekturën nga epoka osmane, por edhe gjuhën dhe një pjesë të konsiderueshme të ushqimit.

Vizita nëpër male

Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar një rritje të konsiderueshme të njerëzve që merren me hiking, prandaj mos harroni që të paketoni çizmet tuaja. Majat e Ballkanit dhe Via Dinarica janë dy shtigje ndërkufitare për ecje dhe aktivitete që çdo turist duhet t’i shoh. Majat e Ballkanit është rrugë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e zi, ndërsa Via Dinarica shtrihet nga Sllovenia deri në Shqipëri dhe Kosovë përgjatë Alpeve Dinarike.

Shija e veçantë e ushqimit

Asnjëherë nuk do të zhgënjeheni nga ushqimi në Kosovë. Shija delikate e byrekëve, një pastë me fileto të skuqur me salcë të mbushur më së shpeshti me mish ose djathë të butë të bardhë dhe në disa vende me spinaq është tejet e shijshme. Gjithashtu specat janë ushqim që gjenden pothujase nëpër secilin restaurant. Nëse e vizitoni Kosovën në shtator, do të shikoni edhe tregje të mbushura me speca. Në Rahovec mund të shijoni edhe verën që kryesisht bëhet nga rrushi vendor.

Objekte historike

Një vizitë në Kosovë do t’ju japë mundësinë të mësoni rreth së kaluarës së pasur të vendit. Turistët mund të kalojnë një ditë duke eksploruar kështjellën mesjetare të Novobërdës, xhamitë, varrezat dhe kishat. Vendi është duke u rinovuar nga UNESCO, që do të thotë se do të bëhet përfundimisht vendi i katërt i Trashëgimisë Botërore të Kosovës.

Njerëzit e dashur

Gjatë vizitës në Kosove shumë shpejt do të bini në kontakt me njerëz të rinjë, të cilët kudo që të shkoni do t’ju përshëndesin ngrohtësisht. Prej kohësh kosovarët kanë qenë të ekspozuar ndaj kulturave të ndryshme, dhe gjuha angleze dhe gjermane filtet edhe secilin qoshk të vendit. Krenaria më e madhe për një familje kosovare është t’i ofrojnë një mysafiri mikpritje, prandaj mos u habitni nëse ju ftojnë në shtëpi për një kafe, çaj ose edhe për drekë. Vetëm shijojeni deri në fund mikpritjen e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme