Këtë sezon, rëndësia nuk është vetëm e fustaneve, dekorit apo grimit të nuses, aksesorët që plotësojnë look-un gjithashtu do të kenë një vend të veçantë. Shumë stilistë të markave të ndryshme kanë sugjeruar disa lloje aksesorësh, të tilla si bizhuteritë e plota, aksesorët e flokëve e deri tek dorashkat, tipike për nuset tradicionale.
Nëse jeni duke kërkuar për një look të veçantë në ditën tuaj të dasmës, merrni një frymëzim nga idetë e mëposhtme dhe dukuni një nuse plot stil.
1. Rripat e belit
Rripat e belit janë ndër aksesorët e papritur që stilistët sollën në koleksionet e tyre këtë sezon. Ndryshe nga rripat e qëndisur me gurë që jemi mësuar të shohim, këtë sezon janë në modë rripat e thjeshtë të cilat kombinohen në veshjet e përditshme. Një fustan i gjithi me temina do të dukej shumë bukur me një rrip të thjeshtë, kështu do të krijonit look-un e princeshës rock!
2.Kapelet
Sfilatat e sezonit të pranverës 2020, na treguan se moda e kapeleve të kombinuara me fustanin e nusërisë është rikthyer dhe kësaj radhe me një ndryshim, ato janë “oversize”! Kapelet janë një mënyrë e bukur për të thyer monotoninë e një look-u tipik nuseje, ato shkojnë me një fustan në stilin romantik apo bohemian, nëse edhe fustani juaj do të jetë kështu mos hezitoni të dukeni si Amal Clooney.
3.Rrathët e kokës
Kujtoni Blair Waldorf, Audrey Hepburn ose Brigitte Bardot dhe njihuni me rikthimin e rrathëve të kokës… Gjatë javës së modës në New York, Reem Acra dhe Galia Lahav e sollën rrethin e kokës si një kurorë klasike që plotëson look-un e një nuseje në mënyrë perfekte.
4.Vathët e mëdhenj
Harrojini diamantët e vegjël pasi vathët e mëdhenj janë ata që do t’i japin dritë look-ut tuaj nëse martoheni në 2020. Justin Alexander, Berta, Ines Di Santo, etj, kane provuar me idetë e tyre se ditën e dasmës nuk duhet të përdorni bizhuteri konservatore për t’u dukur një nuse tipike tradicionale. Nëse ju pëlqen ideja e të vendosurit një palë vathë të mëdhenj në ditën e dasmës, sapo keni “firmosur” një look trendy ndryshe nga nuset e tjera.
5.Dorashkat
Para disa dekadash, dorashkat e bardha ishin ndër aksesorët thelbësorë për nuset, por në kohët moderne ato filluan të zbeheshin për të nxjerrë më në pah unazën brilante apo edhe manikyrin special të asaj dite. Reem Acra dhe Pronovias konfirmuan rikthimin e këtij trendi në koleksionet e tyre të fundit duke i konsideruar ato si aksesorin tendencë për nuset e këtij viti.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person