Nëse ka një trend që do të mbahet mend nga Java e Modës, janë aksesorët e flokëve! Veshjet pranverore tani s’kanë më kuptim nëse në flokë, nuk kemi vendosur një nga aksesorët që do të shihni më poshtë. Nuk ka rëndësi sa i thjeshtë është look-u i ditës, detajet e shtuara, bëjnë diferencën.
#1. Karficat
Mund të jenë me perla, gurë, apo zbukurime të tjera me ngjyra. S’ka rëndësi nëse është apo jo një ditë e mirë flokësh, karficat janë në ndihmën tuaj.
#2. Rrathët
Një trend tjetër shumë i famshëm, janë rrathët. Siç mund ta keni vënë re, rrathët me ngjyra, printe apo materiale nga më të ndryshmet janë një prej aksesorëve më të dashur për vajzat kohët e fundit.
#3. Fjongot
A ka pamje më të adhurueshme se kjo? E thjeshtë dhe shumë stil në të njëjtën kohë. Je gati për një super foto Instagram-i.
#4. Kapset me logo
Të gjithë sytë tek ju!
#5. Lidhëset gjigande
Këtë pranverë-verë, lidhëset e flokëve duhet të jenë gjigande. Bishti duket edhe më i bukur dhe pamja juaj më e freskët!
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë