Google ADS

43-vjeçarja duket si 21 vjeç falë këtyre sekreteve të bukurisë

11:14 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Me shikim të parë, të gjithë do të mendonim se është një studente e re. Por, në të vërtetë Lure Hsu feston ditëlindjen e 43-të këtë gusht.

Edhe pse mund të mendojmë se gjenetika luan një rol të rëndësishëm në pamjen e re të fashonistes nga Tajvani, sekrete të tjera fshihen pas rinisë së saj të përhershme.

Gjithçka lidhet me pastrimin e mirë të fytyrës dhe mos ekspozimi shumë në diell. Kremi kundra diellit është produkti që ajo nuk heq dorë asnjëherë për kujdesin ndaj lëkurës, pasi parandalon shfaqjen e njollave dhe shenjave të plakjes së parakohshme.

https://www.instagram.com/p/BhrJAOWgt3C/?utm_source=ig_embed

Dieta ushqimore gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në pamjen e saj të re. Përveç kafes së zezë që e pi çdo ditë, ajo konsumon gjithashtu shumë ujë, fruta dhe perime, si dhe shmang pijet me sheqer dhe të gazuara. Ushqimet e pasura në fibra dhe proteina, si dhe aktiviteti fizik, janë gjithashtu shumë të rëndësishme për të.

https://www.instagram.com/p/Bi599uQnOVa/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BkxcflXAGY6/?taken-by=lurehsu

https://www.instagram.com/p/BlLJKvUgf0k/?taken-by=lurehsu

https://www.instagram.com/p/BksM4XQABln/?taken-by=lurehsu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme