Google ADS

4 zakone të thjeshta që ju ndihmojnë të zgjoheni herët

07:48 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Mund të duket e çuditshme sesi disa njerëz janë gati që të nisin ditën që në orën 6 të mëngjesit ndërkohë që ti je duke u kthyer në anën tjetër të krevatit. Epo, asgjë nuk është e pamundur!

Këtu janë 5 këshilla që ju ndihmojnë të zgjoheni herët:

“Gjumi është zinxhiri i artë që lidh së bashku trupin me shëndetin.” – Thomas Dekker

1. Uji është çelësi

Dehidratimi është një vrasës. Ai iu bën të ngadaltë ndërkohë që punoni, të lodhur ndërkohë që jeni duke ecur dhe gjithashtu ai iu bën të qëndroni më gjatë në shtrat.

Gjithmonë sigurohu që të konsumosh një gotë me ujë përpara se të shkosh të flesh dhe kështu mëngjeset e tua do të jenë të freskëta.

2. Hani mëngjes

Mendo pak, sa kohë ke që nuk konsumon mëngjes? Trupit juaj ka nevojë për karburant në mënyrë që të nis ditën. Hani mëngjes çdo ditë dhe jepini trupit energji për të përballuar çdo gjë.

3. Merrni një orë me zile

Telefonat nuk duhet të lejohen në krevat. Ata mund të ndërpresin gjumin tuaj, nëse i lejoni t’iu bezdisin gjatë gjithë natës me njoftime dhe duke parë vazhdimisht ekranin ju frenoni prodhimin e hormonit melatonin i cili nxit gjumin.

Dëshironi të ndiheni më pak të lodhur kur zgjoheni në mëngjes? Merrni një orë me zile. Ajo iu lejon të zgjoheni natyrshëm duke rritur ndriçimin e saj. Gjithashtu ajo mundëson tinguj të ndryshëm dhe është rekomanduar nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit.

4. Krijoni një orar gjumi

Disa njerëz kanë nevojë për 7-8 orë gjumë çdo natë. Disa kanë nevojë për më shumë ose më pak, e rëndësishme është të keni një orar gjumi. Duke pasur një orar të rregullt gjumi trupi juaj krijon një ritëm më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme