Aktori Tom Cruise (59) nuk tregon aspak shenja pleqërie dhe ai ka deklaruar se ‘ndjehet më mirë se kurrë’.
Edhe pse shpesh kritikohet se bën Botox, aktori i përmbahet disa zakoneve shëndetësore që e bëjnë atë të duket fenomenal në pothuajse të 60-at, transmeton portal arbresh.info
Cruz është një aktor që e pëlqen adrenalinën, dhe nuk e rezervon veten në skenat e rrezikshme filmike.
Tom Cruise padyshim që ka arritur ta mbajë trupin në top formë dhe shumë pohojnë se sot duket më mirë se 20 vite më parë.
Por cili është sekreti?
Pëlqen ushqimin e pjekur në zgarë
Sipas Men’s Health, Cruz pëlqen ushqimin e bërë në temperatura të ulëta. Atij i pëlqen ushqimi Barbecue. Sipas shkencëtarëve botërorë, personat mbi 50 vjeç është mirë të hanë ushqime anti-inflamatore si salmoni, çokollata e zezë, boronicat, xhenxhefili, panxhari…
Shmang karbohidratet
Tom Cruise shmang konsumimin e karbohidrateve, prandaj atë nuk do ta shikoni asnjëherë duke ngrënë makarona. Sipas revistës Men’s Health, ai i përmbahet një diete me 1200 kalori, që do të thotë se nuk ha karbohidrate. Nutricionisti Paul Clayton tha për revistën se karbohidratet mund të përshpejtojnë plakjen.
Ha ushqime të shëndetshme
Edhe kur bën filma, Tom ha ushqime të shëndetshme që i japin gjithmonë energji. Zakonisht ha arra dhe boronica.
Nuk ha sheqer
Aktori i njohur i filmave aksion shmang konsumimin e sheqerit, megjithatë ai shpesh u dërgon biskota miqve të tij. “E dua sheqerin, por nuk mund ta ha kur jam duke bërë ushtrime dhe duke bërë të gjithë këta filma, ndaj u dërgoj biskota të tjerëve”, tha Cruz në një intervistë me James Carden. /arbresh.info/
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...