Rënia e flokëve është një gjendje që prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Në përgjithësi thuhet se ajo është më e dukshme gjatë vjeshtës, duke krijuar kështu një lloj analogjie me rëniën e gjetheve. Kjo nuk është aspak e vërtetë, ky fenomen shfaqet në çdo kohë.
Shumë prej jush po përballen me të edhe në këto ditë të fillim pranverës. Mos u shqetësoni, ka shpresë edhe për ju. Studimet kanë treguar se një dietë e balancuar ushqimore luan një rol kyç në parandalimin e rënies së flokëve. Prandaj, mbushni pjatën me ushqimet e mëposhtme, të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina.
Spinaqi: Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C që ndihmon në absorbimin e hekurit. Konsumoni sallatë me spinaq, vezë të zier mirë ose kërpudha (të dyja janë të pasura me vitaminë D) për të parandaluar rënien e flokëve.
Vajërat esenciale: Vajërat e rozmarinës, kokosit dhe farave të kungullit veprojnë si nektar për skalpin. Gjatë një studimi të fundit, shkencëtarët u dhanë meshkujve që vuanin nga rënia e flokëve 400 mg vaj të farave të kungullit në ditë dhe një ilaç tjetër me zero efekte anësore për 24 javë. Ata që morën vaj të farave të diellit përjetuan një rritje të flokëve me 40%.
Vaji i kokosit parandalon rënien e flokëve, ndërsa vaji i rozmarinës ndihmon në rritjen e tyre.
Mjalti: Gjatë një studimi të kryer tek disa pacientë që vuanin nga dermatiti seborrheic (një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, në lëkurën e fytyrës e të kokës dhe rënie të flokëve), ata që aplikuan një solucion me 90% mjaltë dhe 10% ujë në skalpin e tyre çdo ditë për 4 javë nuk patën rënie të flokëve.
Goca deti: Për të parandaluar rënien e flokëve, duhet të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me zink. Sipas OBSH, gocat e detit përmbajnë më shumë zink për racion se çdo ushqim tjetër. Ushqime të tjera të pasura me zink janë bajamet, spinaqi, vezët, farat e lulediellit dhe bollguri.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek