2020-a, për disa njerëz, falë muajve të karantinës, ishte një vit i lidhur me ushqimin ‘comfort’.
Por pavarësisht manisë së shfrenuar për të blerë sa më shumë miell dhe maja, pati edhe hapësirë për zakone të shëndetshme të të ngrënit, falë ndërgjegjësimit më të madh për rolin e ushqimit në shëndet dhe parandalimin e sëmundjeve.
Sipas Observatorit TuttoFood, mes tendendave që na vijnë për vitin 2021 do të jenë kafeja kremoze, vezët vegjetale të ngrira, burimet natyrore të proteinave, birra e përftuar nga fermentimi i farave të avokados, djathrat bimorë dhe uji i pasuruar me antioksidantë të shtuar.
Kryefjala mbetet zgjedhja e përbërësve të duhur dhe përkushtimi në kuzhinë.
Eksperimentimi
Ky ishte viti në të cilin kuptuam se nuk und ta bënim bukën me asgjë tjetër përveç miellit, ujit dhe durimit, viti që kuptuam se mund të shtonim pak mirësi të ‘fermentuar’ praktikisht në gjithçka. Në vitin 2021, ne do të vazhdojmë të eksperimentojmë dhe të punomë për të provuar përzierje akoma më të dobishme të miellit.
Asgjë nuk hidhet poshtë
Kemi mësuar të kultivojmë bimë dhe perime në ballkon, si dhe të ripërdorim përbërësit për të mos çuar gjë dëm. Këto iniciativa janë të shëndetshme për mirëqenien dhe shëndetin sepse garantojnë cilësi dhe kontroll më të mirë dhe janë eko të qëndrueshme për planetin.
Tortat me fruta
Frutat mund të jenë përbërës i shkëlqyeshëm për përgatitjen e ëmbëlsirave. Për shembull, bananet mund ta bëjnë brumin shumë të ëmbël. Pureja e frutave i bën kiflet shumë cilësore dhe muffins-at shumë të shijshme pa qenë nevoja të përdorni yndyra.
Ushqime me km 0
Të mbushim shportat me ushqime që kanë km0 dhe të mbështesim aktivitetet pranë nesh. Qëllimi është të hamë ushqime me më pak përbërës në etiketë dhe më pak të përpunuara nga zinxhirët e mëdhenj industrialë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...