Keni pak kohë që dyshoni për besnikërinë e partnerit? Sjellja e tij ju ka ngjallur dyshime? Keni përshtypjen se po ju lë pas dore, nuk ju kushton kohë dhe mund të ketë ndonjë tjetër?
Para se të largoheni prej tij dhe të futeni në kriza të mëdha, tregohuni të vëmendshme me gjuhën e tij trupore. Ka disa shenja sesi mund ta kuptoni nëse ai ka dikë tjetër.
1-Mbron gjithmonë telefonin
Sot nëse dikush tradhton përdor SMS, Facebook, Instagram, Snapchat, etj. Nëse shihni që sa here ju i afroheni telefonit të tij ai e merr atë sikur do të fshehë diçka, bëni kujdes. Nëse nuk ka gjë për të fshehur nuk ka pse të reagojë ashtu.
2-Bëhet shpesh nervoz
Nëse ai ju tradhton me një person që e njohin mund të nervozohet sapo i zini emrin në gojë dhe do mundohet të ndryshojë temë.
3-Qesh në telefon
Ndonjëherë duke parë telefonin partneri juaj qesh? Sigurisht që mund të jetë duke parë një video gazmore ose një mesazh të ndonjë shoku, por nëse nuk ua tregon do të thitë se ka diçka që e mban fshehur. Kur ai kalon kohë me telefonin , komunikon me mesazhe e buzëqesh herë pas here, bëjini sytë katër.
4-Është i ftohtë me ju
Nëse ai ju tradhton sigurisht që do ju largohet disi. Më pak puthje, më pak përqafime, me pak fjalë të ëmbla.. Këto janë disa sinonime të problemeve në çift. Çfarë të bëni. Më mirë flisni hapur me të dhe më pas nëse nuk gjendet zgjidhje largohuni përgjithmonë për të mirën e të dyja palëve.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit