4 shenjat që tregojnë se fëmija që jeni duke pritur është vajzë

13:27 | 20 Janar 2019
Trina Galanxhi

Ekzistojnë dy lloje njerëzish – ato që  duan të befasohen kur  mirëpresin një fëmijë dhe ato që thjesht duan ta dinë sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, për të gjitha ato nënat që presin, dhe kushdo që është kurioz, kemi mbledhur të gjithë informacionin që ju duhet të dini për parashikimin e gjinisë së një fëmije.

Njëra është testimi jo-invaziv prenatal (NIPT), një test i thjeshtë i gjakut që mund të ndihmojë ekranin e mjekut për çdo formë të kushteve kromozonale, duke përfshirë sindromën Down. Zakonisht nqs e bëni këtë test  në 10 javët e para, rezultatet do të jenë në gjendje të tregojnë nëse keni një djalë apo vajzë sepse ata janë në kërkim të një kromozomi – një komponent i rëndësishëm i përcaktimit të gjinisë! Testi më i njohur mjekësor që përdoret për të përcaktuar gjininë e një fëmije të palindur është , natyrisht, ultratingujt. Një ultratingull 3-D ose 4-D shpesh mund të përcaktojë gjininë më shpejt se 12 javë, megjithatë zakonisht është më i saktë pas 20 javësh. Por, nëse nuk mund të presin kaq gjatë, kur bëhet fjalë për vizitën tek mjeku, mund të parashikoni nqs është vajzë në disa mënyra

1.Efekti përzierjes në mëngjes:  Është një miti vjetër, sa më shumë përzierje të keni në mëngjes gjatë 3 mujroti të parë aq më i lartë do të jetë shansi që të keni një vajzë.

2.Shkëlqimi i shtatzënisë: Një tjetër mit është ai që nqs ju thonë se keni “ndriçimin” atëherë ke një djalë dhe nëse vuan nga puçrra fytyre hormonale, atëherë është një nga shenjat e të pasurit një vajzë.

3. Shtimi i peshës së partnerit: Gojëdhënat thonë nëse babai i foshnjës së palindur fiton peshë gjatë shtatzënisë së partneres së tij, atëherë çifti ka një vajzë.

4. Shkalla e zemrës së foshnjës: Sipas teorisë, nëse rrahjet e zemrës së foshnjës në mitër janë më shumë se 140 rrahje në minutë, ju jeni duke pritur një vajzë./Living/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme