Dhimbjet e lindjes janë një seri ngjarjesh, apo një proces që ndodh brenda një ore ose 24 orësh, madje edhe më shumë. Kohëzgjatja e dhimbjeve të lindjes varet nga shumë faktorë. Si rregull, dhimbjet zgjasin më shumë me fëmijën e parë. Kjo për shkak se qafa e mitrës dhe kanali i lindjes (vagina) te nënat që lindin për herë të parë, janë më pak fleksibël dhe për këtë arsye atyre u duhet më tepër kohë të lindin.
Kohëzgjatja e dhimbjeve të lindjes ndryshon si nga njëra grua tek tjera, ashtu edhe nga njëra lindje te tjera. Me përjashtim ndoshta të dhimbjeve menstruale, dhimbjet e lindjes janë ndryshe nga çdo gjë tjetër që keni përjetuar. Kjo ndodh sepse ju nuk jeni mësuar të ndieni kontraktimet e muskujve të mitrës.
Zakonisht një kontraktim fillon në pjesën e sipërme të mitrës, në afërsi të diafragmës, dhe pastaj kalon në pjesën e poshtme të barkut dhe në fundshpinë. Mund të ndieni dhimbje edhe në pjesën e poshtme të barkut, ijëve apo në pjesën e sipërme të kofshëve. Sipas rastit, kjo ndjesi përshkruhet si dhimbje, shtypje apo edhe dhimbje shpine. Për disa gra, këto dhimbje duket sikur ngjasojnë me dhimbjet e forta menstruale, ndërsa për disa të tjera, ato janë krejt ndryshe. Megjithatë jo të gjitha nënat në pritje të ëmbël i përjetojnë këtë dhimbje në javën e 40-të të shtatzënisë, atëherë kur foshnja lind ! Në rastet kur nëna lind parakohe këto janë shenjat dhe simptomat nga të cilat duhet të bëjnë kujdes:
*kontraktimet e mitrës, ndoshta pa dhimbje, që duken si shtrëngime në bark;
*kontraktime të shoqëruara me dhimbje fundshpine apo rëndesë në pjesën e
poshtme të legenit dhe në pjesën e sipërme të kofshëve;
*ndryshime të sekrecioneve vaginale, si njolla të zbehta apo gjakderdhje e lehtë, ujë që rrjedh nga vagina ose sekrecione të trasha të përziera me gjak.
* Nëse keni më shumë se gjashtë kontraktime në orë, që zgjasin më pak se 45 sekonda, edhe pse mund të mos ndieni dhimbje, kontaktoni mjekun ose maternitetin ku shkoni për kontrolle. Veçanërisht e rëndësishme është nëse keni gjakderdhje vaginale të shoqëruar me shtrëngime apo dhimbje barku shkruan revista Living.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...