Nuk ka dyshim – secili prej nesh dëshiron të duket i hollë dhe shtatlartë si modelet e preferuara që i shohim nëpër pasarelat e modës. Edhe pse secila prej nesh nuk mund të duket si një modele, por të paktën përmes disa truqeve të veshjes, mund të arrini vizualisht efektin. Më mirë se sa fare, apo jo? Pra, ja disa rregulla se si mund të arrini këtë qëllim. Provoni sot!
Provoni rroba të sipërme më të shkurta
Çfarëdo që të jeni duke veshur, shkurtoni sa më shumë veshjen në pjesën e sipërme. Një xhaketë e shkurtër, një t-shirt i kombinuar me një fund apo pantallona me bel të lartë, ndonjë jelek prej xhinsi të shkurtër, do të ndikojë në zgjatjen e figurës suaj trupore, dhe besoni se vërtetë është një mënyrë e mundur dhe e lehtë!
Vishni këpucë me ngjyrë lëkure (nudo)
Pa marrë parasysh se çfarë kombinimi të veshjes keni, ju ndihmon edhe një truk tjetër – këpucët me ngjyrë të lëkurës! Është një kombinim që i bën këmbët tuaja të duken më të zgjatura, tërheqëse dhe pa shumë përpjekje!
Vishni fund apo pantallona me bel të lartë
Veçmë e kemi përmendur se çfarëdo lloj veshje me bel të lartë ndihmon që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe të holla, dhe tërë pamja juaj do të duket më elegante dhe padyshim tërheqëse! Një këshillë tepër – me këtë lloj veshje kombinohen shumë mirë t-shirt të shkurtë, bluza apo xhaketa të ngjashme.
Vishni rroba me linja vertikale
Ju e dini edhe vet me siguri – se linjat horizontale ju japin pamje më të gjerë, ndërsa ato vertikale ju zgjasin formën tuaj trupore. Kjo është e tëra, nuk ka nevojë të flitet më tepër! Ajo që ka rëndësi është se këto linja mund të përshtaten lehtësisht me çdo pjesë të veshjes suaj, pa marrë parasysh se a i aplikoni këto printe në pjesën e sipërme apo të poshtme të veshjes. Eksperimentoni me këto linja dhe do të vëreni mënjëherë dallimin!/femra.net/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...