Çelësi për përqendrim të lartë: Hiq dorë nga multitasking (të bërit shumë gjëra në të njëjtën kohë)
Tipari i njëjtë i njerëzve që kanë shumë kohë dhe të ardhura më të larta është aftësia për të bërë vetëm një gjë – Tim Ferriss
Ne jemi gjithë kohën duke bërë multitasking. Ndoshta dhe ju në këtë moment që po e lexoni këtë artikull. Ndoshta keni muzikë në sfond? Një email apo rrjet social të hapur? Dikush po ju flet ndërkohë? Gjithmonë është diçka që “lutet” për vëmendjen tonë.
Po sikur ne të fokusoheshim vetëm në një gjë? Një problem, një detyrë, një bisedë?
Ne do të ishim më të fokusuar, më produktiv dhe si pasojë do të merrnim vendime më të mira.
Steve Jobs shpesh aludonte për t’u thënë jo shumë gjërave.
Thuaji “jo” rrëmujës në kokë
Prioriteti juaj i parë është që të fshini nga mendja “gjërat” – ato më të parëndësishmet, detyra, kalendare, takime, ngjarje shoqërore dhe aktivitete të tjera pa vlerë që mund t’i rishikoni më vonë, delegoni te të tjerët ose t’i hiqni nga lista juaj e punëve të rëndësishme. Sa më pak e ngarkuar është mendja juaj, aq më i mirë do të jetë fokusimi juaj.
Thuaji “jo” ndërprerjes
Teknologjia është një nga pengesat më të mëdha për t’u fokusuar. Zhurmat e vazhdueshme nga njoftimet sigurisht që ju tërheqin vëmendjen. Së pari, kur hyni në zyrë, mos hyni menjëherë në email; ju mund të humbisni në një vorbull të nevojave të të tjerëve, kështu që bëjeni këtë gjë të fundit. Tjetër, minimizo ndërprerjet duke aktivizuar Airplane Mode ose duke fikur njoftimet dhe duke e vendosur smartfonin tënd në një dhomë tjetër aty pranë. Pra, çfarë humb duke mos bërë asgjë nga këto? Një studim me një grup punonjësish zbuloi se nëse të gjitha ndërprerjet eleminohen, këta punonjës fitojnë tre deri në pesë orë në ditë çdo ditë, e cila është e barabartë me 40-60% të ditëve standarde të punës.
Thuaju “jo” hajdutëve të kohës
Organizimi i kohës është mënyra më perfekte për të rikuperuar kohën e humbur nga njerëzit që ke afër, të cilët nuk dinë gjë tjetër veçse të vjedhin nga koha jote e çmuar, duke të ndërprerë vazhdimisht. Krijoni afate për çdo detyrë apo aktivitet të rëndësishëm që kërkon fokus, energji dhe përqëndrim. Në këtë mënyrë kolegët e tu nuk mund të ndërhyjnë vend e pa vend, vetëm në rastet vërtet emergjente.
Thuaju “jo” pasigurive
Ndonjëherë realizimi i një synimi kryesor, i cili mendohet të të lërë një trashëgimi, vjen si pasojë e besimit te vetja. Të gjithë ju që synoni shumë, duhet të qëndroni pozitiv në udhëtimin që keni nisur dhe të shihni herë pas here progresin që keni arritur deri më tani. Vendosni kufinj, menaxhoni kohën tuaj dhe përqendrohuni duke qëndruar pozitiv.
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...