Kafeja është një ndër pijet më të dashura në shoqërinë tonë, kjo është edhe një arsye e mirë pse kafenetë tona janë gjithmonë plot.
Një ritual që i ka rrënjë thellë në zanafillën e historikut të vetë kafesë si produkt. Ndër llojet më të dashura mbetet kafeja turke, ku shpeshherë mamatë ose nënat tona pëlqejnë dhe ta kthejnë ndonjëherë për të parë fatin. Por llumi i kafesë ka edhe përdorime të tjera, përveçse t’ju ”ndriçojë” rrugën e së ardhmes.
Sy të fryrë: Përgatisni një masë kremoze duke përzierë llumin e kafesë me ujë dhe aplikojeni poshtë syve. E lini të veprojë për 10 minuta më pas e shpëlani. Kafeina vepron mbi enët e gjakut duke reduktuar fryrjen.
Forcon ngjyrën e rrobave:Nëse veshjet e zeza po humbasin ngjyrën, atëherë gjatë larjes së tyre shtoni rreth 40 gramë llumë kafeje të shkrirë në 4 litra ujë. Taninet e kafesë shërbejnë për të kthyer ngjyrat e errëta.
Eliminon erërat: Fërkojini duart me llumin e kafesë, përpara se t’i lani normalisht për të eliminuar të gjitha erërat.
Riparoni të gërvishturat në mobiliet tuaja: Një copëz pambuku të njomë e lyeni me llumin e kafes dhe e kaloni disa herë në zonën e gërvishtur. Kur zona të thahet, largojeni llumin e kafesë me një pecetë të thatë.
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...
VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën...