Ndoshta nënvlerësohet, por duket se kanceri i lëkurës është një ndër sëmundjet që po shqetëson më së shumti shoqërinë.
Sipas studimeve në SHBA rastet me kancer në lëkurës po i kalojnë në numër edhe rastet e kësaj sëmundje në gji, prostatë, mushkëri etj. Sipas ekspertëve në SHBA “çelësi” për të mbrojtur lëkurën nga kanceri nuk është vetëm kremi i diellit, i cili është shumë i rëndësishëm, por gjithashtu një sërë zakonesh që duhen të kthehen në rutinë të përditshme.
1.‘Gjumi i bukurisë’
Trupi jonë është i rregulluar përmes ritmit tonë kardiak, i cili më pas shërben për të rregulluar një nga hormonet më të rëndësishme të trupit, Melatoninën. Ky hormon ndikon në peshën tonë trupore, në riprodhim dhe në rritjen e flokëve si dhe ndihmon trupin të dijë se kur duhet të fle dhe kur të zgjohet. Një ndër rolet kryesore që Melatonina luan në shëndetin e lëkurës është aftësia për t’a mbrojtur nga rrezatimi UV. Studimet kanë treguar se ky hormon është një pastrues edhe më i mirë i këtyre rrezeve se vitamina C ose E, të cilat shërbejnë për të trajtuar qelizat e dëmtuara. Si një antioksidant, hormoni i Melatoninës ka një rol mbrojtës kundër dëmtimeve të ardhura nga rrezet ultravioletë si dhe mund të bllokojë dëmtimin e radikalëve, përkeqësimin e inflamacioneve si dhe të stimulojë formimin e një antioksidanti tjetër të fuqishëm në trup si Glutathioni. Kjo do të thotë se pasja e një gjumi të shëndetshëm çdo natë ndihmon në bllokimin e dëmtimeve nga efektet e rrezeve ultravioletë.
2.Të konsumosh “ylberin”
Ekspozimi ndaj rrezeve ultravioletë dhe faktorëve të tjerë mjedisorë mund të zhdukin në mënyrë të shpejtë rezervat e brendshme të antioksidantëve në lëkurën tuaj. Diçka e tillë rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës. Të konsumosh ushqime të pasura me antioksidantë si luleshtrydhet (të pasura më vitaminën C) avokadot, zarzavatet me gjethe të errëta, salmonin, arrat (të pasura me vitamin E), karrotat, kungujt, patatet e ëmbla, të cilat kanë vitaminën A apo edhe spinaqin është jashtëzakonisht e rëndësishme. Këto ushqime kanë veti anti-inflamatore, anti-oksidante dhe kjo është arsyeja se përse konsiderohen ideale për të parandaluar kancerin.
3.Pini kafe
Studimet kanë treguar se konsumi i lartë i kafeinës është i lidhur me uljen e riskut për krijimin e qelizave kancerogjene dhe gjithashtu mund të jetë i lidhur me uljen e riskut për krijimin e Melanomës. Në një studim ku morën pjesë mbi 90,000 gra të Kaukazit u zbulua se ato që pinin gjashtë ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin një rënie prej 30 për qind në prevalencën e kancerit të lëkurës dhe të melanomës. Konsumi i kafesë me rreth një filxhan në ditë çonte në zvogëlimin me 3 për qind të rrezikut të melanomas. Një rrugë e mesme në konsumimin e kafes, mund të ishte zgjidhja por duhet të realizohen ende studime të tjera. Tani për tani, ne e dimë se përfitimi është i lidhur me kimikatet bioaktive në kafe, duke përfshirë edhe kafeinën dhe acidin klorogjenik, prandaj mos kaloni ende në dekafeinato!
4.Kontrolloni mirë lëkurën!
E vetmja mënyrë që keni për të kontrolluar sa më mirë lëkurën tuaj është ta shikoni me vëmendje. Të paktën një ditë në muaj ju duhet ta shikoni lëkurën tuaj me shumë vëmendje dhe ta ekzaminoni atë para dhe pas dushit. Në çastin e parë që ju shikoni në ndonjë pjesë të lëkurës që ka ndryshuar duhet të keni kujdes dhe të vizitoheni. Kontrollet kudo në çdo pjesë të lëkurës janë të domosdoshme për të parandaluar kancerin apo avancimin e tij nëse është në fillesa.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...