4 Mënyrat më të mira për të fshirë ishin tuaj

21:33 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Kur jeni të nevrikosur dhe keni nevojë të ushqeni inatin tuaj diku, ka mënyra për t’u hakmarrë që nuk përfshijnë aspak ishin tuaj. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, janë të bukura dhe jo mjeruese.

1. Futjuni stërvitjes
Nëse ndjeheni në ankth pas një ndarjeje dhe nuk e dini çfarë të bëni me kohën tuaj që sapo u lirua, kanalizojeni në shëndetin mendor dhe fizik. Me pak fjalë, dilni dhe bëni stërvitje. Është e lehtë që të bini në depresion dhe të izoloni veten kur zemra juaj është thyer, por në vend që ta lini t’ju lëndojë, përdoreni për të përmirësuar veten.

2. Rregulloni rrjetet tuaja sociale
Kur po kaloni një ndarje, është shumë e lehtë që të futeni në një luftë rrjetesh sociale. Me siguri do doni që të bëni postime plot helm ose të shfaqeni më seksi se kurrë në një përpjekje për ta bërë që t’ju ndjejë mungesën. Madje mund të nxirrni dhe foto tuajat me meshkuj të tjerë, por të gjitha këto ju japin një pamje të keqe. Mundohuni të qëndroni larg rrjeteve sociale deri sa të ndjeheni më mirë dhe ta keni harruar ishin tuaj. Fokusohuni te vetja, jo tek ai.

3. Falni
Nuk ka asgjë më lënduese për dikë se sa indiferenca e plotë. Kështu nëse doni me të vërtetë të hakmerreni ndaj dikujt, harrojini plotësisht. Si bëhet kjo? Mënyra më e mirë është duke falur, çka mund të jetë e vështirë por më e mirë për ju dhe për marrëdhëniet e juaja të ardhshme.

4. Bëni art
Pse jo? Taylor Swift ka ndërtuar një karrierë të tërë vetëm duke marrë dramën e marrëdhënieve të saj dhe ta shdnërrojë në këngë. Kështu që në vend që të zvarriteni rreth e rrotull, pse nuk bëni pak art me dhimbjen tuaj? Mund të jetë diçka që zgjat vetëm një natë ose fillimi i një karrierë të re, por zakonisht gjithë gjërat e mira lindin nga një zemër e thyer: librat, filmat dhe pothuajse çdo këngë në radio.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme