Të gjithëve na ka ndodhur që për shkak të shpejtësisë a mungesës së vëmendjes të përplasemi me tavolinën, derën apo mobilje të ndryshme. Në momentin e parë nuk i kemi kushtuar rëndësi, por me siguri keni pyetur veten ”Çfarë ka ndodhur?” kur keni parë disa shenja në ngjyrë vjollcë në lëkurë, të cilat njihen ndryshe si hematoma.
Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë. Living ju zbulon më poshtë si t’i trajtoni në kushte shtëpie me produkte që i keni të gjithë.
1. Vendosni sipër hematomës mish të pagatuar: Me siguri mund t’ju duket qesharake, por ky truk i vjetër i gjyshes funksionon gjithmonë. Mishi i gjallë ul mavijosjen e lëkurës dhe redukton gradualisht hematomën. Nëse nuk e besoni, nuk ju kushton asgjë ta provoni.
2. Kuba akulli: Akulli është zgjidhja më e shpejtë në rast lëndimesh apo hematomash, megjithatë duhet të keni kujdes kur e përdorni pasi nuk duhet vendosur kurrsesi drejtpërdrejt në lëkurë. Për shembull nëse aplikohet mbi një plage të hapur, mund të ketë efekt të kundërt përsa i përket ndërprerjes së hemorragjisë. Këshillohet që të mbështillni kubat e akullit me një napë para se t’i përdorni mbi lëkurë.
3. Uthull molle: Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut.
4. Lëng limoni dhe kripë e jonizuar: Lëngu i limoni t ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...