Ka ata që futen drejt e në temë, disa përgatiten, disa luajnë dhe të tjerë janë të dhunshëm. Janë disa tipa meshkujsh në dhomën e gjumit që nuk u pëlqejnë të gjitha femrave.
Të gjithë e dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet, por jo të gjithë meshkujt i praktikojë. Ja cilët janë llojet e meshkujve që të përshtaten më shumë.
Është tipi që lodhet nga seksi dhe do të flejë menjëherë. E shumta që mund të bëjë është edhe një cigare pas aktit. Është faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit: pas një faze të shkurtër pushimi, e sigurt që do të jetë më në formë se më parë.
Është gjithmonë i eksituar dhe nuk i njeh lojërat paraprake. Nuk është i ëmbël dhe as romantik, vetëm të hyjë direkt në temë. Mund të ndodhë që nëse ul ritmin, rrezikon të humbasë ereksionin. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak drojë. Përpiqu të kontrollosh veprimet e tij dhe të kërkosh të jetë më i kujdesshëm duke ndërruar edhe pozicion.
Është tipi që në krevat transformohet dhe humbet kontrollin. Herë-herë, edhe të lëndon nga dhuna. I pëlqen të bëjë seks në këtë mënyrë, sepse eksitohet nga agresiviteti dhe “nënshtrimi” i femrës, por harron se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike.
Mund të jetë i ëmbël dhe i kujdesshëm në shtrat, pasionant dhe i dashur, por është gjithmonë njëlloj dhe nuk merr mundimin të ndryshojë pozicion, sipas revistaclass. Ka një lloj pasigurie që e karakterizon në krevat, ndaj edhe u frikësohet eksperiencave të reja.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...