Përveç stresit që përjetohet çdo shtator, këtë vit gjithçka është ndryshe me situatën e pandemisë, teksa lajmet për vjeshtën nuk janë aspak optimiste. Stresi lidhet me rutinën e re, detyrat e reja, që mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore. Nëse jeni nga ata njerëz që ky muaj ju streson bëni mirë të lexoni disa këshilla për ta menaxhuar më mirë këtë situatë të vështirë.
Vendosini një qëllim vetes!
Çfarë dëshiron ti të arrish? Të përcaktosh një qëllim, do t’ju ndihmojë të fokusoheni vetëm aty. Vendosini vetes çdo ditë objektiva të reja, e në këtë mënyrë është shumë e sigurt që do keni një motiv me rëndësi që do t’ju zgjojë të lumtur çdo mengjes.
Shkruani gjithçka doni që ta realizoni!
Është shumë e rëndësishme, që t’i shkruani detyrat që çdo ditë i vendosni vetes. Kështu do të jeni më të përqëndruar dhe nuk do t’i anashkaloni. Pas çdo realizimi vendosni një vizë në detyrën që përfunduat. Në fund të ditës do të shikoni se sa shumë e vlefshme ishte dita për ju dhe sa punë keni arritur me sukses.
Programoni kohën, caktoni orare!
Të gjithë hutohemi teksa lundrojmë në internet, biseda me miqtë, e angazhimet lihen mënjanë. Mos e bëni! Do të mbingarkoheni dhe stresi do të jetë më i lartë. Caktoni orare për çdo gjë, takimet e punës, detyrat por sigurisht edhe një orë për veten.
Kushtojini pak kohë vetes!
Të jesh produktiv është mjaft e rëndësishme, por të gjithë kanë nevojë për pak pushim. Një shëtitje e shkurtër, apo një kafe me miqtë, do të ndihmojë në largimin e stresit dhe do t’ju bëjë më të aftë të përqendroheni plotësisht në detyrën që ju pret./Living.al
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...