4 këshilla nga dentistët për dhëmbët që nuk duhet t’i injoroni

21:04 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Është gjithmonë mirë të kesh një mik dentist, apo jo? Sigurisht që ata nuk ju bëjnë shërbime falas, mirëpo ju japin disa këshilla se si të shmangni disa veprime që po jua shkatërrojnë dhëmbët. Nuk është besoj aspak surprizuese për ju fakti që shëndeti jonë varet nga detajet e vogla. Bright Side na tregon disa këshilla të domosdoshme që duhet të dini për dhëmbët:

Mos i lani dhëmbët menjëherë pas keni ngrënë

Është shumë e lehtë për të dëmtuar smaltin tuaj në këtë mënyrë (sidomos nëse përdorni një furçë dhëmbësh të fortë). Ushqimi dhe pijet pengojnë balancën e pH-t në gojë dhe e bëjnë smaltin e dhëmbëve pak më të butë për një kohë të shkurtër. Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbët të paktën 30-40 minuta pas një vakti.

Mos e pini kafen me terezi

Kujdes me mënyrën se si e pini kafen. Mund t’ju shijojë shumë një kafe me kolegun tuaj të punës teksa kontrolloni email-t, mirëpo nëse e bëni këtë gjë, ju po i dëmtoni dhëmbët. Nëse konsumoni kafe çdo ditë, duhet ta pini sa më shpejt, sepse nëse e pini ngadalë shkatërroni smaltin e dhëmbëve.

Mos i lani dhëmbët teksa bëni dush

Teksa lani dhëmbët nuk duhet të bëni një veprim tjetër. Ky është një proces që duhet bërë me shumë vëmendje.

Shëndeti oral lidhet me kujtesën tonë

Shkencëtarët kanë kryer kërkime me 273 vullnetarë të cilët ishin mbi 55 vjeç. Ata arritën në përfundimin se personat që i kanë dhëmbët të prishur, nuk kanë kanë një kujtesë të mirë dhe ju ndryshon humori herë pas here. Kjo është arsyeja pse dentistët rekomandojnë të konsiderohet çdo mundësi për të ruajtur një dhëmb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme