Sa herë që mendoni për të verdhën, gjëja e parë që ju vjen në mend është lidhja me xhelozinë, një asocim i çuditshëm që në të vërtetë është tejet i pabazë.
Në spektrin psikologjik, ngjyra e verdhë reflekton mirësjelljen, dashurinë për familjen, kurse në natyrë është simbol i energjisë dhe begatisë.
Por, e dini që nëpërmjet hijeve të së verdhës mund të zbuloni disa tipare të karakterit tuaj ?
Shikoni figurën e mëposhtme dhe na tregoni se cila e verdhë ju përshtatet:
1.Në qoftë se vëmendjen tuaj e merr fotografia e parë jeni një njeri ekstrovers dhe shumë social. Arrin të menaxhosh edhe situatat më të vështira.
Miqtë ju vlerësojnë për ndjeshmërinë dhe besimin që krijoni tek të tjerët, dini të ruani sekretet dhe nuk e tradhëtoni lehtë besimin e dikujt.
2.Në qoftë se gjeni veten më shumë tek fotoja e dytë, nuk do të habitni aspak po t’ju themi që mishëroni më së mirë rolin e prindit edhe pa qenë akoma i, e tillë. Për ju familja është e shenjtë, sikundër edhe miqësia. Miqtë ju vlerësojnë për sinqeritetin dhe mbështetjen e pakufizuar që ju u falni.
3.Jeni një luledielli ? E kush nuk do të donte të ishte ?!
Jeni një person i fortë, por edhe i brishtë në të njëjtën kohë, me një sens shumë të kultivuar të së bukurës. Jeni shumë socialë dhe keni një aftësi për t’u përshtatur me çdokënd e çdo situatë që do të habiste gjithkënd. Ju pëlqen arti dhe gjeni shpesh ngushëllim tek librat, muzika e piktura.
4.Në qoftë se e gjetët veten tek fotografia e katërt, durimi është arma juaj më e fortë. Pëlqeni gjërat e thjeshta dhe jeni shumë antikonformist.Nuk dini të mbani mëri dhe hidhni çdo gjë pas shpatullave. Jeta është shumë e bukur për ta jetuar me brenga.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...