4 hapat që parandalojnë plakjen dhe rënien e gjoksit

01:40 | 11 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Edhe pse shumë femra nuk duan ta pranojnë, vjen një moment që ato ndërgjegjësohen që diçka po ndodh me gjoksin e tyre. Ai humbet elasticitetin dhe fleksibilitetin e dikurshëm dhe tenton të bjerë.

Shtatzënia, menopauza, luhatjet drastike të peshës, regjimi ushqimor jo i kontrolluar, përdorimi i reçipetave të gabuara, jeta sedentare, duhanpirja dhe ekspozimi i tepërt në diell janë disa prej shkaqeve kryesore të këtij procesi.

Por ky fenomen, i cili shfaqet kryesisht pas moshës 40 vjeç, mund të kapet në kohë dhe të parandalohet në qoftë se ndiqni këshillat dhe trajtimet e mëposhtme.

Trajtimi me akulli: Mund t’ju tingëllojë absurde në pamje të parë, aq më tepër ta aplikosh një gjë të tillë në dimër kur temeperaturat shënojnë nën 0, por masazhimi i vazhdueshëm me kubeta akulli ndihmon gjoksin të qëndrojë në formë. Merrni dy kubeta akulli dhe masazhoni me lëvizje rrethore sipërfaqen e gjoksit dhe thithkat. Ky veprim stimulon qarkullimin e gjakut dhe aktivizon indet lidhëse dhe gjendrat limfatike.

Masazh me vaj ulliri: Masazhi me vaj ulliri është një tjetër teknikë interesante që duhet ta provoni të paktën dy herë në javë. Acidet yndyrore Omega 3 të ullirit dhe përbërsit e tjerë të ushqyeshëm si vitamina përmirësojnë qarkullimin e gjakut në këtë zonë delikate të trupit , forcojnë fibrat muskularë dhe hidratojnë lëkurën.

Maskë natyrale me kos: Maska natyrale me kos, vezë dhe vaj bajamesh është shumë e ushqyeshme për gjoksin tuaj. Probiotikët që gjenden tek kosi, të kombinuara me vitaminat dhe antioksidantët e vajit të bajameve dhe përbërësit antiinflamatorë të vezëve parandalojnë rënien e gjoksit dhe forcojnë atë.

Zgjidhni reicpetat e duhura: Të zgjedhësh dhe të përdorësh reçipetat e duhura është dhurata më e madhe që i bëni vetes. Reçipetat rregullojnë qëndrimin e bustit dhe shpinës, por nëse zgjidhni materialet dhe masën jo të duhur dëmtoni seriozisht trupin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme