00:37 | 16 Qershor 2018
Trina Galanxhi
Mund të jetë e vështirë të bëhesh një lider i madh dhe të arrish gjëra të mëdha, por praktikimi i lidershipit është në të vërtetë mjaft i lehtë.
Ekziston një tendencë për të komplikuar ose mbivlerësuar atë që lidershipi është, kur në të vërtet lidershipi mund të jetë shumë i thjeshtë. Unë kam punuar me ekipe nga mbarë bota, nga kultura dhe gjenerata të ndryshme, nga Baby Boomers te Millennials dhe kam kuptuar se nëse i siguroni ekipit tuaj këto katër gjëra të thjeshta, ai do t’ju vlerësojë dhe ju do të arrini rezultate të mëdha.
- Qartësimi i Objektivave
Kjo është detyra e parë e çdo lideri. Një lider i suksesshëm duhet t’i jap një drejtim të qartë ekipit të tij, t’ua bëjë të ditur se cilat janë qëllimet dhe objektivat. Shumë shpesh ekziston një mungesë e qartësisë e cila mund të çojë në konfuzion, mosangazhim dhe zhgënjim. Ndonjëherë, qartësimi i objektivave është një nevojë e ekipit. General Patton ka thënë, “I thoni ekipit se çfarë të bëjnë dhe do t’ju habisin me zgjuarsinë e tyre.”
- Mbështetja
Eshtë ekipi juaj që e bën pjesën më të madhe të punës dhe si lider i tyre, është detyra juaj për t’i pajisur ata me gjithçka që kanë nevojë për të qenë të suksesshëm. Kur i mundësoni një ekipi të jetë i suksesshëm, shumica e tyre do të kapin menjëherë mundësinë dhe do ta arrijnë këtë. Lidershipi ka të bëjë me ofrimin e një shërbimi ndaj ekipit tuaj dhe jo pritjen e një shërbimi prej tyre. Kjo nuk do të thotë të punoni për ta. Kjo do të thotë të sigurosh mjedisin e duhur dhe pastaj të jesh atje për të ndihmuar, nëse është e nevojshme.
- Hapësira
Jepini ekipit hapësirë për të punuar. Ofroni mbështetje por mos i kontrolloni ata. Kontrolli nuk është vetëm frustrues dhe demotivues, por mund të çojë edhe në gabime, pasi mund ta vendosë ekipin tuaj nën stres të panevojshëm. Nëse kontrolli bëhet reputacioni juaj, atëherë stafi më i mirë do të dojë të punojë diku tjetër dhe do t’ju sjellë probleme. Mund të kontrolloni ekipin, të shihni se çfarë mund të bëni për të ndihmuar, por gjithmonë brenda arsyes.
- Falenderimi
Përshtypjet pozitive janë çelësi për ndërtimin e një ekipi të madh dhe që arrin rezultate të mrekullueshme. Askush nuk është i suksesshëm menjëherë, ndaj duhet t’u ofroni punonjësve feedback pozitiv për përpjekjet e tyre, për të vënë gjithçka në lëvizje. Ajo që tashmë njihet, përsëritet dhe ne duam që njerëzit të përsërisin përpjekjet, sepse kjo është ajo që do t’i çojë në sukses. Nëse prisni që ekipi juaj të arrijë sukses pa lavdërimet tuaja, atëherë duhet të prisni për një kohë të gjatë.
Nëse dëshironi të bëheni një udhëheqës më i mire ose dëshironi që ekipi juaj të arrijë rezultate më të mira, sigurimi i këtyre katër përbërësve të thjeshtë do të hap një rrugë të gjatë drejt motivimit, frymëzimit dhe rritjes së përpjekjeve të ekipit tuaj.