Edhe kur ndarja është për më të mirën, prapë është gjë e vështirë për t’u bërë.
Por, fatmirësisht ekziston shkenca, shkruan portali arbresh.info.
Këtu keni katër gjërat që nuk duhet t’i bëni pasi të ndaheni, sipas një hulumtimi.
Mos u merrni me Facebook
Një pastrim i mediave sociale, apo të paktën ta hiqni nga lista e miqve mund t’ju ndihmojë të shëroheni. Sipas studimit të publikuar në Cyberpsychology, Behavior and Social Networking sugjeron që përndjekja e ish-it në Facebook mund të pengojë seriozisht aftësinë tuaj për të vazhduar jetën.
Mos shkruani për këtë gjë
Edhe pse regjistrimi i ndjenjave tuaja mendohet të jetë ndihmuese, në të vërtetë kjo gjë mund të ketë efekt të kundër në disa njerëz pas ndarjes.
Mos e lejoni të ndikojë në shëndetin tuaj
Mos dalja nga shtrati, shikimi me tepri i televizorit mund të jetë një rit post-lidhje. Por tentoni të mos e humbni trakun e dietës e palestrës. Ekspertët sugjerojnë që fokusimin në shëndet në kohë të tilla mund t’ju ndihmojë me të vërtetë, transmeton portali arbresh.info.
Mos prisni shumë kohë për një lidhje të re
Kanë një reputacion të keq, por marrëdhëniet ngushëlluese mund të mos jenë edhe aq të tmerrshme. Sipas një studimi të vitit 2014 nga Kolegji Queens gjeti që në mesin e atyre që janë ndarë, personat që kaluan pak kohë mes partnerëve përjetuan mirëqenie më të madhe, vetëvlerësim më të madh dhe më shumë besim në dëshirimin e tyre./Arbresh.info
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...