E bardha është ngjyra e verës, pasi përcjell freski, pastërti dhe për më tepër nuk përthith rrezet e dielli, siç bëjnë ngjyrat e tjera.
Pëlhurat e lehta, linoja, pambuku preferohen më së shumti, por si një medalje me dy anë dhe e bardha e ka një “defekt”, bëhet shumë shpejt pis. Nëse nuk tregoni kujdesin e duhur për rrobat ne këtë ngjyrë ato me kohën do të zverdhen , gjë të cilën askush nuk e do. Sekreti i rrobave borë të bardha nuk qëndron tek pluhuri larës apo detergjentët zbardhues, por tek 4 përbërësit e meposhtem natyralë !
1. Shtoni lëng limoni në larje e rrobave me dorë
Duke shtuar një filxhan lëng limoni në ujin e nxehtë ju do të arrini të keni rroba përsosmërisht të bardha. E mira është t’i lini për disa orë dhe pas shpëlarjes t’i thani në diell.
2. Shto uthull të bardhë ne lavatriçe
Thjesht hidhni në një filxhan uthull të bardhë të distiluar në ciklin e shpëlarjes së rrobave tuaja dhe rrobat e bardha do të shkëlqejnë ! Kini kujdes që në lavatriçe të keni vetem rroba ne kete ngjyrë.
3. Sodë buke
Kjo metodë aplikohet përpara se rrobat të lahen në makinën larëse. Në një legen hidhni ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar rrobat e bardha dhe shtoni sodë buke (rreth një gotë, ose në varsë të ujit në legen) Lërni rrobat për disa orë dhe më pas lajini në lavatriçe.
4. Provoni peroksid hidrogjeni
Peroksidi i hidrogjenit ka aftësinë të heqë njollat e ndryshme nga rrobat e bardha si asnjë detergjent tjetër. Shto një gotë peroksid në larjen e fundit dhe nuk do të keni nevojë për asgje tjeter.
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...