Përgatitjet për pushim kërkojnë aftësi organizative dhe durim.
Me qëllim për të parandaluar stresin rreth përgatitjes për pushim, ne ju rekomandojmë që të lexoni këshillat e mëposhtme, transmeton portali arbresh.info
Mes përpjekjeve për të gjetur hotelin më të mirë, vendin më të mirë në plazh, transportin dhe ‘luftën’ për të siguruar që të hollat do ju mjaftojë, niveli i stresit rritet gjithnjë e më shumë.
Por mbi të gjitha bëni mirë të mendoni për shëndetin dhe kënaqësinë, duke ndjekur këto këshilla:
Kontrollohuni te mjeku
Para se shkoni në pushim, sigurohuni që të bëni një kontroll te mjeku, në mënyrë që të udhëtoni sa më shëndetshëm. 10 ditë para se të niseni në pushim, konsumoni sa më shumë frute dhe lëngje, në mënyrë që mos të prekeni nga viruset ne stomak.
Lista e ilaçeve që duhet t’i merrni
Ilaçet që patjeter duhet t’i keni me vete në pushim janë, pilulat kundër diarresë dhe vjelljes, xhel për duar antibakterial, pilula kundër dhembjes së kokës, kundër të ftohtit, vitamina, termometër dhe alkool mjeksor. Të gjitha këto përdoren kurdo që ndjeni nevojë.
Freskoni makinën ose mjetin e udhëtimin me këtë përbërës
Nëse jeni duke udhëtuar për disa orë, atëherë duhet të mbani të freskët mjetin me të cilin po udhëtoni. Disa pika vaj mente dhe ujë do të jenë përbërësit e duhur për t’i dhënë freksi udhëtimit.
Sigurimi shëndetësor
Rekomandohet që sa herë që udhëtoni me vete duhet të keni edhe sigurimin shëndetësor. Sidomos nëse udhëtoni jashtë vendit është mirë që sigurimin shëndetësor të mbani me vete ju dhe familja juaj. Sigurimi shëndetësor ndihmon në rast të ndonjë incidenti./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...